Gazetari Valon Syla derisa po debatonte për Lëvizjen Vetëvendosje ku tha se në këtë parti janë të gjithë ata njerëz që nuk e kanë gjetur vetën në partitë paraprake.
Syla tha se VV’ja është partia e një njeriu, pra e Albin Kurtit, që sipas tij është aset kryesor.
“VV’ja është djep i krejt njerëzve që nuk e kanë gjet veten në partinë A. Krejt i ka që s’jon gjind aty. VV’ja është parti e një njeriu. Albin Kurti është aty aset kryesor, këta tjerët s’vlejnë 5 pare vota”.
Tutje, ai VV-në e krahasoi me dyqanet ‘Gjithçka 1 euro’, shkruan Gazeta Express.
“Ka përcu mllef, linçim edhe dhunë, rrena edhe gjithçka. Gjithçka ka 1 euro bre, aty si në market kur hysh, ka 1 euro gjithçka blen, prej asaj që i fshin pluhurat e deri te një lugë qatje. VV’ja secilit ja ka mbaru atë ëndërr. Dikush e ka pas problemin e hakmarrjes, dikush inatin e pasunimit. Në esencë partitë tradicionale e kanë pru VV’në. VV’ja ka ardh si ndëshkim, jo si vizion”.