Artisti Gjon Karrica, mëngjesin e së mërkures nuk është ndjerë mirë më shëndet e për këtë menjëherë i është ofruar ndihmë mjekësore, përcjell InLajmi.
Drejtori i Klan Kosovës, Adriatik Kelmendi ka dhënë detaje mbi gjendjen e tij shëndetësore ku ka thënë së Lugati e ka gjendjen stabile.
Lugati akoma po trajtohet nga mjekët, por që i njëjti nuk ka shqetësime, tha Kelmendi, ndërsa theksoi se do të vazhdohet me raportime mbi gjendjen e gjithsecilit banorë që ka probleme ose diçka nuk shkon me ta brenda shtëpisë.
Postimi i plotë i tij:
Gjon Karrica është në gjendje stabile, ka pasur një shqetësim shëndetësor.
Banori i Big Brother VIP Kosova, Gjon Karrica, i njohur si Lugati, sot në mëngjes ka pasur një shqetësim shëndetësor, për të cilin menjëherë i është ofruar ndihma profesionale mjekësore dhe tash është në gjendje stabile.
Karrica vazhdon të jetë nën mbikëqyrje të mjekëve dhe momentalisht nuk ka shqetësime.
Klan Kosova do të vazhdojë ta njoftojë zyrtarisht opinionin për gjendjen shëndetësore të banorit të shtëpisë së Big Brother VIP Kosova./InLajmi/