Ish-kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit të vendit, Albin Kurti në lidhje me takimet e tij në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, përcjell InLajmi.
Sipas Hotit paralajmërimet për konflikt që po i bënë Kurti dhe thirrjet për investitorët nuk po shkojnë aspak me njëra-tjetrën, pasi siç tha ai askush nuk vjen të investoi në një vend që është në “kaos”.
Hoti tha së në minikonferencën për investime u bisedua për projekte milionëshe, ndërsa sapo kaloi Kurti në dhomën tjetër kërkoi 70 trupa shtesë nga KFOR-i.
Deputeti ka ironizuar me kryeministrin duke thënë së kush është ai që po e këshillon Kurtin në këtë mënyrë, sepse kjo nuk është menyrë e promovimit të investimeve.
Postimi i plotë i tij:
Davos: Thirrje për investitorë dhe paralajmërime për konflikt nuk shkojnë bashkë
Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58.341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi.
Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka.
Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?!
Kush po e këshillon kështu?!
Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!/InLajmi/