Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha i ka quajtur analfabet funksional, votuesit e kryeministrit, Albin Kurti.
Kjo pasi sipas Berishës, ai përmes deklaratave të tij ndaj ish-politikanit serb të veriut, Oliver Ivanoviqit po do ta luftojë Listën Serbe, shkruan Gazeta10.
“Po don me u aresyetu se Albin Kurti me një person të vdekur po e lufton Listën Serbe, a? Këto nuk i han më pazari. Analfabetët funksional, 47% e votuesve të Kurti mund edhe ta han këtë Pazar. Kështu i ka quajtur votuesit e tij”, tha Berisha.