Kuvendi i Kosovës ka arritur ta miratoi projektligjin për sigurinë e përgjithshme të produkteve, projektligj ky i propozuar nga ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, raporton InLajmi.
61 deputetë morën pjesë në votim ndërsa të gjithë kanë votuar pro këtij projektligji.
Por dikush nuk po pajtohet fare me ministren Hajdari, ishte ky deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri i cili tha se deputetët e kësaj partie nuk do ta votojnë asnjë projektligj të propozuar nga ministrja Hajdari./InLajmi/