Policia e Kosovës ka njoftuar se kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku dhe disa deputetë të kësaj partie janë kërcënuar duke shkaktuar kanosje, përcjell InLajmi
Lajmin për InLajmin e ka konfirmuar Baki Kelani nga Policia e Kosovës ku tha se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme dhe se veprimet e mëtejme do të merren në koordinim me organet e drejtësisë.
“Policia e Kosovës, në këtë rast drejtoria kompetente e PK-së, ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme policore lidhur me rastin/kanosjen në fjalë. Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë” tha Kelani
Kujtojmë se gjatë ditës së sotme në media është raportuar se ka një plan për atentat ndaj kreut të LDK-së dhe deputetëve të kësaj partie /InLajmi/