Ashpër kryeministrit Kurti për deklaratën e tij për ish-politikanin serb Oliver Ivanoviq i ka reaguar edhe analisti i njohur politik kosovar, Jusuf Thaçi, përcjell InLajmi.
Analisti deklaroi se Kurti nuk ka pasur asnë arsye që të kujtojë e ta madhërojë një person sikur ai.
Sipas Thaçit kujtimi e madhërimi i ish-politikanit serb i cili ishte i dyshuar e i dënuae për vrasje e krime kundër shqiptarëve, nga kryeministri i Kosovës përbën krim moral, kombëtar e historik.
Postimi i plotë i tij:
Edhe sikur Oliver Ivanoviqi të mos ishte fare i dyshuar e i dënuar (në shkallë të parë) për vrasje e krime kundër shqiptarëve, kryeministri i Kosovës nuk do të duhej të kishte asnjë arsye për ta kujtuar e për ta madhëruar një person si ai, sepse ai nuk i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës as qytetarëve të saj.
Mirëpo Oliver Ivanoviqi ishte i dyshuar e i dënuar (në shkallë të parë) për vrasje e krime kundër shqiptarëve në Kosovë (me siguri do të dënohej edhe me rastin e rigjykimit dhe në të gjitha shkallët e gjykatave, sepse kundër tij ekzistojnë dëshmi e dëshmitarë të shumtë), prandaj kujtimi e madhërimi i tij nga kryeministri i Kosovës përbën krim moral, kombëtar e historik. /InLajmi/