• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 27 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Udhëtime

Nga natyra mbresëlënëse, arkitektura unike e deri te jeta e natës

Arjanita Osmanaj nga Arjanita Osmanaj
17 January 2023
në Udhëtime
0 0
0
Nga natyra mbresëlënëse, arkitektura unike e deri te jeta e natës
0
SHPERNDARJE
59
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Të gjitha këto i ofrojnë disa nga ishujt më të famshëm të Europës si Ibiza, Mykonos, Santorini etj. Mirëpo krahas tyre, ka shumë ishuj në kontinentin e vjetër që mund t’u dhurojnë turistëve arratisje fantastike drejt natyrës.

Po rendisim më poshtë disa nga ishujt më të bukur në Europë, nga ku mund të largoheni nga pothuajse gjithçka.

  1. Schiermonnikoog, Holandë

Holanda është më e njohur për kanalet, digat dhe fushat me tulipanë. Por një nga vendet më të bukura është dhe ishulli Schiermonnikoog, i vendosur në brigjet veriore të Holandës. Shtëpia e vetëm 950 njerëzve dhe një qytet i vetmuar, Schier, siç e quajnë vendasit ishullin e tyre, është një park kombëtar, i mbuluar me duna dhe pyje dhe me disa nga plazhet më të paprekura të Evropës.

Vizitorët nuk kanë shumë alternativa për t’u argëtuar, por mund të kalojnë kohën e tyre në plazhet me rërë të bardhë, të marrin mësime surfing apo të enden me biçikletë nëpër shtigjet e vetmuara të ishullit.

  1. Heimaey, Vestmannaeyjar, Islandë

Shtëpia e llojeve të ndryshme të shpendëve, ishulli Heimaey në Vestmannaeyjar duket si i dalë nga një libër përrallash. Me shkëmbinj të veshur me bimë të gjelbra, plazhe me rërë të zezë dhe shpella të shumta përgjatë bregut të thyer.

Një shpërthim vullkanik në Heimaey në vitin 1973 mbuloi zonën me 200 milionë tonë hi dhe lavë, por për mrekulli u raportua vetëm një vdekje. Sot, mbretëron paqja e plotë, me shtigje të izoluara dhe pamje mahnitëse të oqeanit.

  1. Ishulli Flores, Azores, Portugali

Një nga ishujt më të largët të kontinentit është ishulli Flores. Një ëndërr e vërtetë për adhuruesit e natyrës. Liqenet blu, shpatet e gjelbra, luginat, ujëvarat dhe burimet termale në ishullin vullkanik, e bëjnë këtë vend një parajsë të vërtetë për 3400 banorët vendas dhe turistët.

“Në këtë ishull keni ndjesinë se jeni në një botë tjetër. Pa ndotje, pa stres, pa zhurmë”, thotë Gabriela Silva, 69 vjeç, e cila ka lindur në Flores dhe jeton në ishull. “Deti blu është aq i pastër, saqë kur zhytesh përjeton ndjesinë e të qenit në shtëpinë e perëndive”, shton ajo.

  1. Naustholmen, Norvegji

Vizitorët duhet të fluturojnë fillimisht në Norvegji dhe më pas të vazhdojnë udhëtimin më në veri për të arritur në këtë ishull privat. Ishulli ka vetëm tri shtëpi që mirëpret turistë, ndaj numri i atyre që shkojnë është i paktë. Kush ka fatin të pushojë në këtë ishull, mund të shijojë plazhet apo të flejë gjatë natës në një shtat që përkundet, rrethuar nga heshtja dhe bukuria e këtij vendi të largët

  1. Tiree, Skoci

Ishulli Tiree nganjëherë konsiderohet edhe si Havai i Veriut, kjo për shkak të klimës së butë, ajrit të pastër dhe plazheve me rërë të bardhë. Festivali vjetor i muzikës Tiree tërheq deri në 2000 pjesëmarrës çdo korrik për të shijuar muzikën popullore skoceze, por edhe për të eksploruar pyjet dhe shtigjet e pashkelura të ishullit.

  1. Arkipelagu Berlengas, Portugali

Një nga destinacionet më befasuese të Portugalisë është dhe arkipelagu Berlengas, mbrojtur nga UNESCO. I njohur më së shumti për Fortesën São João Baptista, një kështjellë e viteve 1600, që sot është shndërruar në bujtinë për vizitorët. Gjithsesi, ishujt në këtë arkipelag kanë kampingje të shumta të hapura gjatë verës, ku vizitorët mund të qëndrojnë gjatë natës dhe të vëzhgojnë Rrugën e Qumështit.

Peizazhi është i thatë, por i bukur, ndërsa pamja e Oqeanit Atlantik që përplaset rreth ishujve është mbresëlënëse. Arkipelagu është një nga vendet më të mira për zhytje në Portugali, falë rrymave dhe klimës së ndikuar nga Oqeani Atlantik dhe Mesdheu.

  1. Alicudi, Siçili, Itali

“Është ishulli më i egër në Siçili. Ata ende përdorin gomarë për të transportuar mallra në Alicudi. Nëse jeni duke kërkuar për vend ku të arratiseni, është perfekti”, thotë siçiliani, Francesco Curione. Maja vullkanike e Alicudi ngrihet nga Deti Tirren duke i dhënë peizazhit një efekt dramatik, rrethuar nga anije peshkimi shumëngjyrëshe që lundrojnë përgjatë vijës bregdetare.

Në këtë vend nuk ka makina dhe as hotele, por mund të qëndroni në shtëpitë vendase. Gjithsej ishulli ka vetëm 100 banorë, kështu që gjetja e një vendi të qetë është shumë e thjeshtë. Sa më lart të ngjiteni përgjatë shkallëve prej guri lave, aq më e thellë është heshtja dhe ikja.

  1. Skyros, Greqi

Ishujt grekë si Santorini dhe Mykonos janë gjithmonë plot me turistë gjatë muajve të verës. Për një përvojë më të izoluar në ishujt grekë, mund të vendoseni në ishullin Skyros. Një nga 24 ishujt në zinxhirin kryesisht të pabanuar të ishujve veriperëndimor në Detin Egje. Ishulli ofron plazhe të virgjra për t’u eksploruar, një kështjellë bizantine dhe një natyrë me specie të rralla.

  1. Fasta Åland, Finlandë

Në Gjirin e Bothnias midis Suedisë dhe Finlandës, arkipelagu Åland ka më shumë se 6500 ishuj, nga të cilët vetëm 60 janë të banuar. Fasta Åland është ishulli më i madh në arkipelag dhe një vend ideal për eksplorime. Shëtitje me biçikletë, lëvizje me traget në ishujt e tjerë të afërt ose thjesht çlodhje në një sauna me pamje nga deti, shkruan A2CNN.

  1. Ishulli Rathlin, Irlanda e Veriut

I shtrirë në brigjet e Irlandës së Veriut është shtëpia e vetëm 150 banorëve, por e mijëra zogjve dhe fokave gri. Një nga gjërat më interesante për t’u bërë në ishull është zhytja nën ujë për të eksploruar një numër të madh anijesh të mbytura gjatë Luftës së Parë Botërore.

 

Tags: NorvegjiPortugali.Skoci
Postimi i mëparshëm

Po thyhen mitet, ngrihet “Liqeni i ngrohtë”

Postimi tjetër

Conte i gatshëm ta lë Tottenham, por kush do ta zëvendësoi

Të ngjajshme Postime

Keni planifikuar udhëtim në Romë? Ja disa sekrete për ta shijuar në maksimum
Udhëtime

Keni planifikuar udhëtim në Romë? Ja disa sekrete për ta shijuar në maksimum

24 July 2025
9 gjëra që s’duhet t’i vishni kurrë kur udhëtoni me avion – thonë stjuardesat
Udhëtime

9 gjëra që s’duhet t’i vishni kurrë kur udhëtoni me avion – thonë stjuardesat

17 June 2025
Rritet fenomeni “soft-saving”? Të rinjtë po zgjedhin “të shijojnë momentin”, heqin dorë nga kursimet
Udhëtime

Rritet fenomeni “soft-saving”? Të rinjtë po zgjedhin “të shijojnë momentin”, heqin dorë nga kursimet

13 June 2025
Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë
Udhëtime

Spanja vendos kufij të rinj për pushuesit, ja çfarë

9 June 2025
Udhëtimet e pranverës: Destinacionet më të bukura për t’u arratisur
Udhëtime

Udhëtimet e pranverës: Destinacionet më të bukura për t’u arratisur

14 April 2025
Me një ndryshim në mënyrën si përdorim rrjetet sociale mund të na përmirësojë ditën
Udhëtime

Me një ndryshim në mënyrën si përdorim rrjetet sociale mund të na përmirësojë ditën

9 March 2025
Postimi tjetër
Conte i gatshëm ta lë Tottenham, por kush do ta zëvendësoi

Conte i gatshëm ta lë Tottenham, por kush do ta zëvendësoi

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 27 korrik ndër vite?!

27 July 2025
Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

Gjizë me hudhra dhe vaj ulliri – Mrekulli për shijen dhe shëndetin

27 July 2025
Moti në Kosovë, me diell

Në mëngjes herët mund të ketë stuhi, ndërsa gjatë ditës më freskët se ditëve të kaluara

27 July 2025
Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

Ndonjëherë na nevojitet një përqafim për t’u bashkuar me botën dhe atë që duam më shumë

27 July 2025
Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

Krasniqi: Kryeneçësia e Kurtit dhe partisë së tij ishin më e madhe se Kosova dhe demokracia

27 July 2025
Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

Tensione të ashpra prej disa ditësh, Trump: Kamboxhia dhe Tajlanda bien dakord për bisedime pas luftimeve kufitare

27 July 2025
Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

Murati: Deputetët e opozitës nuk u lejuan nga partitë të shprehin vullnetin e lirë me votim

26 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu