Deklarata e Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti gjatë të hënës për 5 vjetorin e vdekjes së Oliver Ivanoviç ka nxitur reagime të shumta të partive opozitare, përcjell InLajmi.
Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati reagoi për këtë deklaratë.
Kastrati tha se disa përjargen kur Kurti i nënçmon e ofendon liderët e UÇK-së.
Postimi i plotë i tij:
Disa përjargen kur Kurti i nënçmon e ofendon liderët e UÇK-së.
Sot, të njëjtit si struca zgërdhihen kur Kurti e cilëson Oliver Ivanoviçin si një njeri që ‘punoi për një të ardhme të qëndrueshme të Kosovës”.
A po i shkon ndërmend atyre që zgërdhihen e përjargen një pyetje : KU I KA ADRESAT ALBIN KURTI dhe në cilën anë të historisë është?!
Se unë për vete këtë pyetje e kam bërë që nga viti 1999! /InLajmi/