Në lidhje me skandalin financiar ku është i përfshirë ambasadori kosovar në Zagreb, Martin Berishaj, ka reagime përsëri.
Ish-kryeministri slloven, Janez Jansha, ka reaguar për aferën financiare ku është i përfshirë edhe ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
Ai ka ka kërkuar komision hetimor për të hetuar dyshimet për korrupsion të lidhur me kompaninë energjetike GEN-i.
“Kur qeveria sllovene bën titujt e mediave”, tha Jansha.
Aty ai ka ndarë titujt për skandalin financiar të bashkëngjitur me fotografitë e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe atij të Sllovenisë, Robert Golob, përcjell IndeksOnline.
“Me sa duket, të gjitha parlamentet në Ballkan do të krijojnë komisione hetimore për korrupsion të dyshuar në lidhje me #GENi më shpejt se ai slloven. Prej majit kot presim 3 firmat e premtuara nga koalicioni Nova Slovenija”, tha ai.