Gjasat që Antonio Conte të largohet nga Tottenham në fund të këtij sezoni duket se po rritet.
Trajneri ende nuk e ka rinovuar kontratën, që skadon në verën e vitit 2023 dhe rezultatet e fundit të skuadrës nuk i kanë bindur drejtuesit e Spurs për nevojën për të vazhduar me çdo kusht bashkëpunimin me italianin.
Palët mund të mos bien dakord për disa çështje në lidhje me vizionin për të ardhmen e klubit. Thomas Tuchel, i cili ka qenë i papunë që kur u shkarkua nga Chelsea në shtator, do të jetë zgjedhja kryesore për të drejtuar nëse Conte largohet, shkruan abc news.
Antonio Conte është në krye të Tottenhamit që nga nëntori i vitit 2021. Skuadra aktualisht është e 5 në renditjen e Premier League.