Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili nuk e harroi 5 vjetorin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq, e që e nderoi me fjalë “miradie”, përcjell InLajmi.
Në lidhje më këtë deklaratë kanë filluar reagime të një pasnjëshmë nga deputete e analistë, ndonsë 2 ditë pas por përpsëri në kohë.
Bytyqi është shprehur e mllefosur se si një kryeministër e ngritë si një hero një kriminel, i thur paragrafe të gjata mbi të gjitha shpreh ndjeshmëri për Ivanoviqin i cili sipas saj është hero i Kurtit por vrasës i familjarëve të shqiptarëve.
Si përfundim ajo ka thënë së është turp për kryeministrin në qfarë pozite e ka sjellur vendin dhe popullin.
Postimi i plotë i saj:
Kur të humbë filli i arsyes, dhe një kriminel e nderon dhe e përkujton si një HERO.
Këtë aftësi e ka vetëm kryeministri ynë, që me një kënaqësi të pashoq i kushton paragrafe të gjata, e të mbushura me ndjeshmëri. Vazhdo ruaje kujtimin për të kryeministër, por mos harro kujtimet edhe të atyre familjeve ndaj të cilëvë heroi yt ka kryer krime.
Shqetësuese këto reagime të një personi që është duke e udhëhequr shtetin.
Marre në cfarë ‘deregje’ na ke sjell Kryeministër!/InLajmi/