Gazetari shqiptar në Beograd, Idro Seferi, ka thënë që Serbia insiston që të diskutohet më shumë se asociacionet e zakonshme që i bëjnë komunat.
“Këtu në Beograd nuk ka ndonjë publik rreth kësaj çështje se çfarë mund të përmbajë statusi. Presim të shohim nëse do të ketë diçka konkrete. Këto organizata shumë shpesh edhe japin mendime se si mund të hartohej një zgjidhje politike që jo domosdoshmërisht mund të futen në funksion si të tilla”, ka thënë Seferi.
Ai në Info Magazine në Klan Kosova, ka komentuar edhe deklarimin e Petkoviqit në lidhje me çështjen e asociacionit.
“Serbia insiston të diskutohet shumë më gjerë sesa asociacionet e zakonshme që i bëjnë komunat. Serbia insiston që të diskutohet me Serbinë që këtij statuti dhe si do të jenë kompetencat e asociacionit të komunave me shumicë serbe. Natyrisht që pretendimet në Serbi në vazhdimësi kanë qenë që shumë kompetenca t’i jepen asociacionit përmes komunave në mënyrë që politikisht të mos dalë sikur serbët janë integruar drejtpërdrejt në sistemin e Kosovës pa përfituar diçka për të drejtat e tyre”, ka thënë ai.