Ministri i Financave Hekuran Murati, kërkon nga Kuvendi i Kosovës miratimin e marrëveshjes së nënshkruar me Bankën Botëroree cila mundëson edhe reformën në skemat sociale, shkruan InLajmi.
Ministri ka theksuar se reforma në skemat sociale e pensionale është domosdoshmëri, prandaj shpreson ai se Kuvendi një nga punët e para në sesionin e ri ta ketë miratimin e marrëveshjes me Bankën Botërore.
Postimi i plotë i tij:
Reforma e Skemave Sociale dhe Pensionale është e domosdoshme.
Kjo reformë mundësohet nga marrëveshja që ne si Qeveri kemi nënshkruar me Bankën Botërore, marrëveshje e cila tashmë ka muaj që pret dritën e gjelbër nga Kuvendi i Republikës.
Shpresoj që një nga punët e para që do të bëjë Kuvendi në sesionin e ri, të jetë ratifikimi i kësaj marrëveshjeje./InLajmi/