Një padi e ngritur kundrejt Institutit të Artit në Detroit, pretendon se një pikturë e Van Gogh e shfaqur në ekspozitën e këtij muzeu është e vjedhur.
Piktura, e quajtur “Lexuesja e romanit” dhe e njohur gjithashtu si “Zonja që lexon”, e vlerësuar të jetë 5 milion dollarë, ishte në pronësi të koleksionistit brazilian Gustavo Soter, deri në momentin që Instituti i Artit në Detroit e ka huazuar atë nga një palë e 3-të e cila nuk është pronari i saj ligjor.
Gjykatësi në shqyrtim të çështjes ka urdhëruar përkohësisht muzeun e Detroit që të mos e zhvendosë, dëmtojë, shkatërrojë ose përdorë pikturën përgjatë shfaqjes së saj në ekspozitë në mënyrë që të ruhet vlera e saj.
Piktura e vitit 1888, e punuar me vaj në kanavacë, përshkruan një grua të re duke lexuar një libër të verdhë përpara një sfondi të verdhë të bibliotekës, shkrun Top Channel.
Kjo pikturë do të qëndrojë si pjesë e ekspozitës deri në mbylljen e saj më 22 janar, teksa një seancë dëgjimore më 19 Janar do të vendosë për fatin e saj.