Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e mllefosur ka komentuar dhe në të njëjtën kohë ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për rritjen e inflacionit i cili thuajse çdo ditë shënon rritje, përcjell InLajmi.
Deliu-Kodra tha ngritja e çmimeve e pagat e ulëta po e rrezikojnë mbijetesën e të varfërve e po varfëron shtresën e mesme.
Ajo tha se mungesa e vizionit dhe masave që duhet të ishin te parakohshme që të luftonin inflacionin, i cili po vazhdon të dëmtoi xhepat e qytetarëve pasi çmimet janë trefishuar.
Postimi i plotë i saj:
S’ka ulje të çmimeve, s’ka paga, s’ka mirëqenie, s’ka siguri
Trefishimi i çmimeve në të gjithë artikujt ka rrezikuar mbijetesën e familjeve të varfëra, po varfëron shtresën e mesme, po e përkeqëson kualitetin e jetesës, po i rrezikon pensionistët.
Në mungesë të vizionit dhe masave të parakohshme për të luftuar inflacionin dhe ngritjen e çmimeve, Qeveria e Kosovës mban mbi 700 milionë euro të bllokuara, nuk i rrit pagat e sektorit publik dhe nuk ndihmon sektorin privat!
Mungesa e parashikueshmërisë, mungesa e jetësimit të premtimeve populiste, qytetarëve të Kosovës po ua then murin e izolimit, mjerimit dhe të varfërisë përmes migrimit legal dhe ilegal.
Në ditët që na presin ne duhet të bashkohemi, të jemi afër qytetarëve, afër halleve të tyre në betejën për të përballuar krizën e ngritjeve të çmimeve./InLajmi/