15 janari shënoi 24 vjetorin e përgjakshëm të Masakrës së Reçakut, ditë kjo e cila u përcoll me aktivitete, derisa shumë krerë e ish-krerë institucional ia mësyen varrezave të Reçakut në nderim të 45 viktimave të masakrës përcjell InLajmi.
Ndërsa ditën e hënën Ambasada e Suedisë në Prishtinë, ka përkujtuar me dhimbje të madhe viktimat e kësaj masakre.
Nga kjo amabsadë u tha se e kaluara nuk zhbëhet, por është gjithmonë e ardhmja ajo e cila do e sjellë drejtësinë, duke mbyllur plagët e duke sjellur lehtësimin.
Postimi i plotë i Ambasadës së Suedisë në Prishtinë:
Ne kujtojmë dhe nderojmë viktimat dhe ndajmë dhimbjen dhe dhimbjen e pangushëllueshme të familjeve të tyre gjatë 24 vjetorit të masakrës së Reçakut. E kaluara nuk mund të zhbëhet, por e ardhmja do të sjellë drejtësi, mbyllje dhe lehtësim./InLajmi/