Policia e Kosovës ka njoftuar se sot është raportuar për një mosmarrëveshje në trafik në Bregun e Diellit, ku ngasësi i autobusit me armë zjarri ka kanosur palën tjetër përcjell InLajmi.
Lidhur me këtë rast, është sekuestruar një armë zjarri dhe në stacion policor janë shoqëruar palët e përfshira.
Flora Ahmeti zëdhënëse në Policinë e Kosovës ka thënë se aktualisht janë duke u ndërmarrë verimet e nevojshme policore për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë karakterizuar rastin
Ahmeti ka shtuar se në lidhje me këtë incident është sekuestruar një armë zjarri dhe palët e përfshira janë shoqëruar në polici.
“Sot rreth 17:30, kemi pranuar informatën për një rast kanosje, që ka ndodhë në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se pas një mosmarrëveshje në trafik, ngasësi i një autobusi, me armë zjarri ka kanosur palën tjetër (ngasësin e një veture)”, ka thënë Ahmeti. /InLajmi/