68 të vdekur ka shkaktuar rrëzimi i një avioni në Pokhara, një qytet turistik në Nepalin Qendror, sipas autoriteteve, ndërsa katër persona janë të zhdukur.
Përplasja ndodhi, ndërsa avioni po përpiqej të bënte ulje në një aeroport të sapohapur, duke shkaktuar ngjarjen më tragjike në 30 vitet e fundit në vendin aziatik.
Aeroplani mbante 68 pasagjerë dhe katër anëtarë ekuipazhi, raportoi gazeta Kathmandu Post, duke cituar një zëdhënës të Yeti Airlines, linja ajrore që operonte fluturimin.
Në aeroplan bëhet me dije se kishte pasagjerë evropianë, ndërsa deri më tani është konfirmuar se në të ndodheshin pesë shtetas indianë, katër rusë, 2 koreanë, një australian, një argjentinas, një irlandez dhe një francez.
Një dëshmitar, që ka filmuar momentin e rrëzimit tha se e pa avionin duke bërë rrotullime të çuditshme në ajër teksa tentoi të ulet, ndërsa ende nuk janë zbardhur shkaqet e vërteta të aksidentit. Pas përplasjes, rrënojat u përhapën në një zonë të gjerë, me disa prej copave të avionit në buzë të një shkëmbi dhe të tjerat në një luginë aty poshtë. Shumë banorë të zonës, pjesëtarë të emergjencave civilë, por edhe ushtarë erdhën në ndihmë të kërkimit të kufomave.
Banori vendas Bishnu Tiëari, tha se përpjekjet e shpëtimit u penguan për shkak të tymit të dendur dhe një zjarri të furishëm që përfshiu avionin, ndërsa operacioni i kërkimit vazhdon poshtë në luginë, transmeton Euro News
Në aeroportin e Katmandu, ku filloi fluturimi, anëtarët e fa