Qirinj të ndezur në formën e lulëkuqes dhe heshtje e plotë në Sheshin “Adem Jashari” kanë mbizotëruar sonte në orët e pasdarkes, në shenjë përkujtimi për të gjitha viktimat e gjenocidit në Kosovë, në përvjetorin e masakrës së Reçakut.
Në këtë aktivitet ky në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, drejtorët komunalë, anëtarët e Kuvendit Komunal dhe qytetarë, duke përkrahur kështu nismën nga Qendra, shkruan Epoka e Re
“Gjenocidi në Kosovë – plagë e hapur”, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të viktima e të gjenocidit serb në Kosovë.