• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Sunday, 22 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Drejtësia sfidë edhe për 2023, avokatët po kërkojnë që Vettingu të përfundojë sivjet

V E nga V E
19 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Drejtësia sfidë edhe për 2023, avokatët po kërkojnë që Vettingu të përfundojë sivjet
0
SHPERNDARJE
74
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Sistemi i drejtësisë edhe në këtë vit do të vazhdojë të përballet me sfida të njëjta, përderisa avokatët po kërkojnë që Vettingu të përfundojë sivjet. Përfundimin e këtij procesi ata po e lidhin me kthimin e besimit të qytetarëve në drejtësi si dhe zvarritjen e shqyrtimit të rasteve nëpër gjykata.

Avokati Yll Zekaj, i tha Ekonomia Online, Vettingut është një prej prioriteteve kryesore edhe në këtë vit. Zeka thotë se ky proces duhet të finalizohet edhe pasi tashmë e ka marrë dritën e gjelbër nga Komisioni i Venecias.

Ai po kërkon edhe zbatimin e strategjisë për energjinë të miratuar nga Qeveria vitin e kaluar.

“Besoj se ndër prioritet e sistemit të drejtësisë për këtë vit e të cilat faktikisht kanë dal si rezultat edhe nga puna e viteve të kaluara është procesi i Vettingut që është njëra ndër prioritetet më të mëdha në sistemin e drejtësisë e cila faktikisht nëse do të zhvillohet gjatë këtij viti të ndikoj si në rritjen e besueshmërisë së publikut në sistemin e drejtësisë, por edhe në ngritjen e llogaridhënies të sistemin Gjyqësorë në përgjithësi”.

“Pastaj prioritet tjetër që kisha mundur ta theksoj është dhe zbatimi i strategjisë për sundimin e ligjit, gjithashtu e njëjta është aprovuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës në vitin e kaluar dhe ka filluar në implementim e saj. Kështu që është një ndër dokumentet më të rëndësishme të kësaj Qeverie dhe për arsyeje se ka bërë identifikimin e të gjitha problemeve me të cilat ballafaqohet sistemi i sundimit të ligjit. Dhe duhet të jetë prioritet edhe për Këshillin Gjyqësorë e Prokurorial të gjitha institucionet në sistemin e drejtësisë por edhe për Qeverinë që strategjia për sundimin e ligjit të finalizohet apo të implementohet gjatë këtij viti”.

“Vettingut i nënshtrohen vetëm sistemi më i lartë apo pjesa më e lartë e sistemit të drejtësisë dhe Sistemit Prokurorial duke përfshirë kryetarët e Gjykatave pastaj edhe duke kaluar edhe tek anëtarët e këshillimit Gjyqësorë dhe të Këshillit Prokurorial e gjithashtu edhe tek Kryeprokurorët e Prokurorive. Kështu që besoj që me këtë numër më të vogël do të kemi një mundësi më të lehtë dhe më të shpejtë për ta realizuar procesin e Vettingut”.

Avokatin Skënder Musa kërkon që Vettingu të kryhet në mënyrë profesionale, e jo për hakmarrje që në sistem të vijnë prokurorë e gjyqtarë të rinj.

“Vetingu është një reformë që duhet të ndodhë në Kosovë dhe duhet të kryhet në mënyrë profesionale i pandikuar nga politika, pa ndërhyrje politike dhe pa hakmarrje politike ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve. Natyrisht që Vettingu është qenësor për të rregulluar sistemin e drejtësisë në Republikën e Kosovës mirëpo Qeveria duhet ta ngrit qasjen dhe të kyç Këshillin Gjyqësorë dhe Këshillin Prokurorial dhe Vettingu të merret më tepër performancën, korrupsionit por jo si çështje e hakmarrjes për shkak që qëllimet për me ndërrua gjyqtarët aktual dhe me vendos gjyqtarë ndoshta edhe në aspektin politikë të dëgjueshëm dhe diçka tjetër. Në këtë drejtim unë mendoj që duhet të angazhohen shumë edhe faktorët tjerë vendor dhe ndërkombëtar dhe jo i një rrethi të ngushtë i Ministrisë së Drejtësisë dhe Qeverisë aktuale”.

Sipas tij, sfidë mbetet ngase në departamentin civil ka lëndë që ende nuk janë zgjidhur nga viti 2015, përderisa në departamentin penal, në departamentin e përgjithshëm, për krime të rënda shumë lëndë kthehen në rigjykim,

“Edhe në vitin 2023 kemi hyrë me sfida të njëjta që kanë qenë në vitet paraprake është numri i madh i lëndëve të pazgjidhura në departamentin civil për shkak se ende ka lëndë që nga vitet 2005-2010-2015-16 që nuk kanë filluar fare seancat dhe është një numër jashtëzakonisht i madh i lëndëve që presin për zgjidhje në divizionin e përgjithshëm civil, në mënyrë të veçantë Komuna e Prishtinës ballafaqohen jashtëzakonisht shumë me çështje të vërtetimit të pronësisë të cilat zgjasin me vite të tëra, të paktën 5 vite por zakonisht është bërë si një trend pothuajse të gjitha lëndët zgjasin më tepër se 10 vite dhe kjo është e pajustifikueshme sepse kanë kaluar 20 vite nga përfundimi i luftës dhe më nuk mund të arsyetohet askush as me numër të gjyqtarëve as me staf mirëpo duhet një angazhim shumë i madh. Gjithashtu ka sfidë edhe s ai përket lëndëve në departamentin penal”, tha ai.

“Në departamentin penal, në departamentin e përgjithshëm, për krime të rënda për shkak se shumë lëndë kthehen shpesh herë në rigjykim, drejtësia vonohet dhe derisa drejtësia e vonuar nuk mund të konsiderohet si drejtësi për palën sepse nëse një person qëndron nën hetime 10 vite dhe nëse shpallet pas 10 viteve i pafajshëm ai ka humbur të gjitha mundësit për punësim, të gjitha mundësit për marrjen me ndonjë aktivitet të ligjshëm dhe në një farë forme i shkatërrohet karriera e tij. Unë mendoj që pritoritet i Këshillit Gjyqësorë dhe Këshillit Prokurorial do të jetë shtimi i efikasitetit dhe profesionalizmit, rritja e performancës dhe kryerja sa më e shpejtë e lëndëve duke mos i kufizuar gjyqtarët vetëm me normat që kanë aktuale, por duke e rritur edhe numrin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në mënyrë që shqiptarët e Kosovës të mos presin me vite të tëra për një të drejtë legjitime që i takon, por ajo të kryhet brenda disa muajsh apo brenda viti ashtu siç kryhet në vendet e tjera të Bashkimit Evropian”.

Tags: AvokatëtQeveria e KosovësVetingu
Postimi i mëparshëm

Tragjedi në Nepal, aksidentohet aeroplani, vdesin 40 persona dhe plagosen shumë të tjerë

Postimi tjetër

Rrëfehet Benjamini nga Reçaku: Nuk kam mundur ta tejkaloj dhimbjen për babin e motrën

Të ngjajshme Postime

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb
KRYESORE

Gjykata: Ivanoviq u vra se s’iu nënshtrua LS-së, koka e organizimit ishte Radoiçiqi me shtetin serb

21 June 2025
Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së
KRYESORE

Memli Krasniqi rizgjidhet kryetar i PDK-së

21 June 2025
“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion
KRYESORE

“S’kam koment”, tha Abdixhiku kur u pyet se kë po e dërgon Kurti si ndërmjetës për koalicion

21 June 2025
Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja
KRYESORE

Krasniqi në Konventën e PDK-së: Kauza jonë është Kosova, të mobilizohemi për fitore të reja

21 June 2025
“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti
KRYESORE

“Kosova është buzë kolapsit”, Çitaku i PDK-së: Për LVV-në dhe Kurtin pushteti është më i rëndësishëm se shteti

21 June 2025
Dështimi i 35–të, nuk ka konstituim të Kuvendit

Lajmet e fundit

Erdogan: Qeveria Netanyahu është pengesa më e madhe për paqen, ambiciet e tij janë si ato të Hitlerit

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu