Në orët e hershme të mëngjesit u raportua për një aeroplan i cili u rrëzua në Nepal, po tani raportohet se ka shkuar në 44 numri i viktimave nga rrëzimi i aeroplanit, trasnmeton InLajmi.
Yeti Airlines tha se në bord ishin gjithsej 72 persona, 68 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit.
Njëri nga zyrëtarët e aeriportit tha se shtetasit e huaj në bord përfshinin një australian, një francez, një argjentinas, 4 rusë, 5 indianë, 2 koreano-jugorë dhe një person nga Irlanda.
“Ne presim të gjejmë më shumë trupa. Aeroplani është thyer në copa”, tha një zëdhënës i ushtrisë, shkruan The Guardian.
Aeroplani u rrëzua mes aeroportit të vjetër dhe atij të ri Pokhara në Nepalin qendror./InLajmi/