• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 3 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Teknologji

Vazhdon të rritet lista e shteteve që bllokojnë TikTok-un në SHBA

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
18 January 2023
në Teknologji
0 0
0
Vazhdon të rritet lista e shteteve që bllokojnë TikTok-un në SHBA
0
SHPERNDARJE
37
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Wiskonsin dhe Karolina e Veriut u janë bashkuar të paktën 22 shteteve të tjera në ndalimin e aplikacionit popullor të mediave sociale, TikTok, në pajisjet shtetërore.

Edhe shtete të tjera amerikane, përfshirë Misisipin, Indianën, Luizianën dhe Dakotën e Jugut, kanë marrë një vendim të ngjashëm. Kongresi, gjithashtu, kohët e fundit ndaloi TikTok-un nga shumica e pajisjeve të lëshuara nga Qeveria amerikane, për shkak të shqetësimeve të 2 partive lidhur me sigurinë.

TikTok është në pronësi të ByteDance, një kompani kineze që e zhvendosi selinë e saj në Singapor në vitin 2020.

Ky aplikacion është vënë në shënjestër nga kritikët që thonë se Qeveria kineze mund të ketë qasje në të dhënat e përdoruesve, sikurse është historia e kërkimeve dhe vendndodhja. Forcat e armatosura amerikane gjithashtu e kanë ndaluar aplikacionin në pajisjet ushtarake.

TikTok përdoret nga 2 e 3 e adoleshentëve amerikanë dhe është bërë domeni i 2-të më i popullarizuar në botë.

Por, prej kohësh ka pasur shqetësime dypartiake në Uashington se Pekini do të përdorte fuqinë ligjore dhe rregullatore për të marrë në posedim të dhënat e përdoruesve amerikanë ose për të provuar që të shtyjë përpara narrativë pro-Kinë ose të përhapë dezinformata.

Në këtë tekst mund të mësoni më shumë për vendimin e shteteve amerikane Uiskonsin dhe Karolina e Veriut dhe lidhur me debatin më të gjerë rreth TikTok-ut.

Pse Wiskonsin dhe Karolina e Veriut po e përjashtojnë TikTok-un?

Guvernatori demokrat i Wiskonsin, Tony Evers, përmendi shqetësimet për privatësinë dhe sigurinë pas konsultimit me Byronë Federale të Hetimeve dhe zyrtarët e menaxhimit të emergjencave rreth aplikacionit. Urdhri i Evers zbatohet për shumicën e agjencive shtetërore, me disa përjashtime si hetuesit penalë, që mund të përdorin aplikacionin për të gjurmuar njerëz të caktuar.

Sistemi i Universitetit të Uiskonsin, i cili ka të punësuar 40.000 pedagogë dhe staf tjetër, është gjithashtu i përjashtuar nga urdhri për ndalimin e përdorimit të TikTok-ut. Por, një zëdhënës i Sistemit të Universitetit të Uiskonsin, tha se pavarësisht përjashtimit, universiteti po kryente një rishikim dhe po shkonte drejt vendosjes së kufizimeve në aplikacionin që përdoret në pajisje, për të mbrojtur kundër rreziqeve serioze të sigurisë kibernetike.

Si Evers ashtu edhe guvernatori i Karolinës së Veriut, Roy Cooper, ndaluan gjithashtu përdorimin e WeChat, një aplikacion kinez i mesazheve, në pajisjet shtetërore.

“Është e rëndësishme për ne që të mbrojmë teknologjinë shtetërore të informacionit nga vendet e huaja që kanë marrë pjesë në mënyrë aktive në sulmet kibernetike kundër Shteteve të Bashkuara”, tha Cooper.

“Mbrojtja e Karolinës së Veriut nga kërcënimet kibernetike është jetike për të garantuar sigurinë, privatësinë dhe suksesin e shtetit tonë dhe njerëzve të tij”, shtoi ai.

Cilat janë shqetësimet më të mëdha për TikTok-un?

Si FBI-ja, ashtu edhe Komisioni Federal i Komunikimeve, kanë paralajmëruar se të dhënat e përdoruesve të TikTok-ut mund të ndahen nga pronari ByteDance Ltd. me Qeverinë autoritare të Kinës. Zyrtarët amerikanë kanë shprehur shqetësim gjithashtu se Qeveria kineze mund të përdorë TikTok-ut për të nxitur narrativë ose dezinformata pro-Pekinit.

Frika u rrit nga lajmet në vitin e kaluar se një ekip me bazë në Kinë ka pasur qasje në mënyrë të parregullt në të dhënat e përdoruesve amerikanë të TikTok-ut, përfshirë edhe në të dhënat e dy gazetarëve, si pjesë e një programi të fshehtë mbikëqyrjeje për të zbuluar burimin e rrjedhjeve të informacionit në media.

Ekzistojnë gjithashtu shqetësime se kompania po dërgon të dhënat e përdoruesve në Kinë, duke shkelur rregullat e rrepta evropiane të privatësisë. Për më tepër, ka pasur shqetësime për përmbajtjen e TikTok-ut dhe nëse ajo dëmton shëndetin mendor të adoleshentëve.

Kush ka kërkuar për kufizime?

Në vitin 2020, ish-presidenti amerikan, Donald Trump dhe administrata e tij u përpoqën të ndalonin lidhjet me pronarin e TikTok-ut, ta detyronin atë të shiste asetet e tij në SHBA dhe ta largojnë nga platformat e shitjes së aplikacioneve. Gjykatat bllokuan përpjekjet e Trump për të ndaluar TikTok-un dhe presidenti aktual amerikan, Joe Biden, anuloi urdhrat e Trump pasi mori detyrën.

Megjithatë, Biden urdhëroi që të bëhej një studim më i thellë i kësaj çështjeje. Ndërkaq, një shitje e planifikuar e aseteve të TikTok-ut në SHBA u anulua.

Në Kongres, shqetësimi për aplikacionin ka qenë 2-partiak. Kongresi amerikan muajin e kaluar ndaloi TikTok-un nga shumica e pajisjeve të lëshuara nga Qeveria amerikane, për shkak të shqetësimeve të ligjvënësve demokratë e republikanë lidhur me sigurinë.

Senati në dhjetorin e vitit të kaluar miratoi një version të ndalimit të TikTok-ut, vendim që u autorizua nga senatori republikan konservator, Josh Hawley, nga Misuri. Hawley është një kritik i zëshëm i kompanive të mëdha të teknologjisë.

Por, ligjvënësi demokrat amerikan, Raja Krishnamoorthi, nga Illinois, ka bashkë-sponsorizuar legjislacionin për të ndaluar funksionimin e plotë të TikTok-ut në SHBA dhe masa e miratuar nga Kongresi në dhjetor kishte mbështetjen e kryetares së atëhershme demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Por, cila është përgjigjja e Tiktok-ut?

“Ne jemi të zhgënjyer që kaq shumë shtete po pajtohen me anën politike për të miratuar politika që nuk do të bëjnë asgjë për të avancuar sigurinë kibernetike në shtetet e tyre dhe bazohen në gënjeshtra të pabaza rreth TikTok-ut”, tha Jamal Brown, një zëdhënës i TikTok-ut përmes një deklarate.

TikTok-u po zhvillon plane për sigurinë dhe privatësinë e të dhënave si pjesë e një rishikimi të vazhdueshëm të sigurisë kombëtare nga administrata e presidentit amerikan, Joe Biden.

Tags: Joe BidenSHBATik Tok
Postimi i mëparshëm

Kurti emëron zëvendësministra Nenad Stanojeviq dhe Lazar Raduloviq

Postimi tjetër

A ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, flasin nga MPJ-ja!

Të ngjajshme Postime

Bie ChatGPT
Teknologji

Bie ChatGPT

10 June 2025
Photoshop tani i disponueshëm për telefonat, zbulohet se cilat veçori janë falas
Kompjuterë

Photoshop tani i disponueshëm për telefonat, zbulohet se cilat veçori janë falas

5 June 2025
Super laseri sjell internet dhjetë herë më të shpejtë
Teknologji

Super laseri sjell internet dhjetë herë më të shpejtë

29 May 2025
Instruksione si ta bëni Google Translate përkthyesin tuaj kryesor në iPhone
Telefona Mobil

Instruksione si ta bëni Google Translate përkthyesin tuaj kryesor në iPhone

25 May 2025
10 veturat më të mira për t’i blerë në 2025, sipas ChatGPT
Vetura

10 veturat më të mira për t’i blerë në 2025, sipas ChatGPT

17 May 2025
Apple po konsideron rritjen e çmimeve të iPhone?
Teknologji

Apple po konsideron rritjen e çmimeve të iPhone?

12 May 2025
Postimi tjetër
A ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, flasin nga MPJ-ja!

A ka dështuar anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës, flasin nga MPJ-ja!

Lajmet e fundit

PDK i drejtohet gjykatës, ka 3 kërkesa që lidhen me veprimet e Deharit: Kuvendi të konstituohet me votim të hapur

PDK i drejtohet gjykatës, ka 3 kërkesa që lidhen me veprimet e Deharit: Kuvendi të konstituohet me votim të hapur

3 July 2025
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

3 July 2025
Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luftuan

Mustafa komenton deklaratat e Kurtit për Thaçin e Veselin: S’bëhet politikë me njerëz që luftuan

3 July 2025
Zogaj paralajmëron lëndë në Gjykatë: Kushtetuta po shkelet çdo ditë me vetëdije nga VV

Zogaj paralajmëron lëndë në Gjykatë: Kushtetuta po shkelet çdo ditë me vetëdije nga VV

3 July 2025
Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”

Kuvendi në përpjekjen e 41-të për konstituim, shoqëria civile i thotë “boll!”

3 July 2025
Babai i 3 fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota?!

Babai i 3 fëmijëve dhe një futbollist i rëndësishëm për Liverpoolin dhe Portugalinë! Kush ishte Diogo Jota?!

3 July 2025
Video/ “Një ditë që nuk do e harrojmë kurrë”! Postimi i fundit i Diogo Jotës nga dasma me partneren e tij, pak orë para aksidentit tragjik

Video/ “Një ditë që nuk do e harrojmë kurrë”! Postimi i fundit i Diogo Jotës nga dasma me partneren e tij, pak orë para aksidentit tragjik

3 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu