Profesori i Universitetit të Prishtinës, Ujkan Bajra, tregoi së bizneset gjatë vitit 2023 do të përballen me mungesën e punëtorëve raporton InLajmi.
“Po ajo që duket në fillim kryesisht është me mungesën e fuqisë punëtore edhe me mungesën ose dobësimin e zinxhirit të furnizimit. Mendoj që këto 2 elemente, këto do të ndikojnë edhe më tutje do të thotë në shfaqjen e vështirësive për bizneset në periudhat e ardhshme”, deklaroi ai.
Ndërsa sipas ish-kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu, vendi është duke u ballafaquar me sfida të shumta, por sipas tij, ajo që është duke e ngulfatur më së tepërmi zhvillimin është mungesa e stabiliteti politik.
“Duhet që të kemi optimizëm parasysh, mirëpo prapë po e them Kosova po ballafaqohet me sfida të shumta, ajo çka është duke e ngulfatur më së tepërmi është mungesa e një stabiliteti politikë”, tha ai.
Më tej Gerxhaliu tha se si demotivim i të rinjve për të ikur është mungesa e rritjes së pagave. /InLajmi/