Ish-shefi i misionit të OSBE-së gjatë luftës në Kosovë, ambasadori William Walker një ceremoni solemne u nderua me titullin Doctor Honoris Causa , përcjell InLajmi.
Në këtë ceremoni morën pjesë figura të shumta politike si kryeministri Kurti, ministri i mbrojtjes Armend Zemaj e kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Ky i fundit e vlësoi figurën e ambasadorit Walker teksa shtoi se ambasadori Walker si një njeri që ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në jetën e tyre.
“Në emër të qytetarëve të Komunës së Pejës i dëshiroj ambasadorit shëndet dhe jetë të gjatë, duke i thënë se çdo herë do të jetë në zemrat tonë, si njeri që ka kontribuuar jashtëzakonisht shumë për jetën tonë”, deklaroi Muhaxheri. /InLajmi/