I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi këtë të shtunë vizitoi familjen Cena në Rahovec, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit Sabahajdin Cena, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se Cena ishte njeriu i pushkës e i penës dhe intelektual vetëmohues i cili punoi për motivimin dhe përparimin e shoqërisë në luftë dhe liri.
Postimi i plotë i tij:
Bashkë me kolegë dhe bashkëpunëtorë nga Partia Demokratike e Kosovës, kam vizituar sot familjen Cena në Rahovec, për të shprehur ngushëllime për vdekjen e profesorit dhe atdhetarit Sabahajdin Cena.
Njeriu i pushkës dhe i penës, intelektuali vetëmohues, bashkëthemeluesi i Degës së PDK-së në Rahovec, profesor Cena mbetet shembull i individit që punoi për edukimin, motivimin dhe përparimin e shoqërisë në luftë dhe liri.
Nderimet më të larta për jetën, veprën dhe kontributin e Sabahajdin Cenës! /InLajmi/