Ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku foli rreth aplikimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, përcjell InLajmi.
Nënkryetarja e PDK-së tha se mos shqyrtimi i serishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë.
Çitaku shtoi se ky mos shqyrtim tregon se vendimi për aplikim është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.
Postimi i plotë i saj:
Mos shqyrtimi i serishëm i aplikimit të Kosovës nga ana e Këshillit të Evropës shpërfaqë gjendjen e mjerueshme të diplomacisë sonë, dhe konfirmon që ky hap është ndërmarrë pa asnjë koordinim me aleatët tanë.
Këso lloj aventurash janë të rrezikshme dhe shkaktojnë dëme. As nuk dinë, as nuk munden, as nuk pyesin. /InLajmi/




















