Messi nuk ka një ofertë nga skuadra e Arabisë Saudite, Al-Hilal, sipas gazetarit Guillem Balague.
Sipas tij argjentinasi nuk ka në plan të largohet nga Evropa.
“Nuk ka pasur një ofertë (nga Al Hilal). PSG dhe Messi po organizojnë një takim në javët e ardhshme për të finalizuar marrëveshjen që do ta mbajë atë në Paris. Tani për tani, motivimi i tij është që të qëndrojë në Evropë. Ai është favorit për të fituar Topin e Artë, ai është ende në Ligën e Kampionëve, ai ka objektiva të mëdha pas fitimit të Kupës së Botës. Jo vetëm që nuk ka kuptim t’i afrohemi atij me atë ofertë. Nuk ka’ nuk ekzistonte”, u shpreh gazetari i ‘BBC’, transmeton lajmi.net
Kujtojmë që u raportua që Al-Hilal po përgatiste një ofertë marramendëse për Messin, argjentinasi do përfitonte rreth 276.000.000 euro në sezon te sauditët.