Lisa Marie Presley, fëmija i vetëm i legjendës së rock ‘n’ roll-it, Elvis, ka vdekur në moshën 54-vjeçare. Këtë e ka bër të ditur nëna e saj Priscilla Presley, transmeton InLajmi.
“Me zemër thyer më duhet të ndaj lajmin e trishtë se vajza ime e bukur Lisa Marie na ka lënë”, tha Priscilla Presley.
“Ajo ishte gruaja më e pasionuar, e fortë dhe më e dashur që kam njohur ndonjëherë”, tha Priscilla Presley.
“Ne kërkojmë privatësi ndërsa përpiqemi të përballemi me këtë humbje të thellë”, tha e ëma e Lisa Marie Presley, shkruan BBC.
Nëna e saj nuk dha detaje për shkakun e mundshëm të vdekjes.