• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 17 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas ankesës së Kastratit për shkarkimin e tij nga presidentja

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
13 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Ky është vendimi i Gjykatës Kushtetuese pas ankesës së Kastratit për shkarkimin e tij nga presidentja
0
SHPERNDARJE
32
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Avni Kastrati ishte shkarkuar nga detyra e Ambasadorit të Kosovës në Slloveni përmes një dekreti të presidentes Vjosa Osmani në maj të vitit 2021, përcjell InLajmi

Kundër këtij dekreti kishte dal vet Avni Kastrati i cili kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë.

Gjykatën Themelore në Prishtinë kishte hedhur poshtë padinë si të palejuar me arsyetimin se sipas dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrative, një dekret i Presidentes nuk mund të jetë objekt vlerësimi në procedurën e konfliktit administrativ, por i njëjti mund t’i nënshtrohet vetëm procedurës së vlerësimit të kushtetutshmërisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi kërkesën e parashtruar nga Avni Kastrati, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të 22 shtatorit 2021.

E kjo gjykatë i ka dhënë të drejtë ish-Ambasadorit të Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, në ankesën e tij kundrejt aktvendimeve të 3 shkallëve të para të gjykatës për hedhjen poshtë të padisë ndaj dekretit të presidentes Osmani.

Njoftimi i plotë i Gjykatës Kushtetuese:

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi kërkesën KI 214/21, të parashtruar nga Avni Kastrati, në të cilën u kërkua që të bëhet vlerësimi i kushtetutshmërisë së Aktgjykimit të Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës, të 22 shtatorit 2021.

Rrethanat e rastit konkret ndërlidhen me lirimin e parashtruesit të kërkesës nga detyra e Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Republikën e Sllovenisë nëpërmjet një dekreti të Presidentes së Republikës së Kosovës. Kundër dekretit të Presidentes, parashtruesi i kërkesës kishte parashtruar padi në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Kjo e fundit e kishte hedhur poshtë padinë si të palejuar, ndër tjerash, me arsyetimin se sipas dispozitave të Ligjit për Konfliktet Administrative, një dekret i Presidentes nuk mund të jetë objekt vlerësimi në procedurën e konfliktit administrativ, por i njëjti mund t’i nënshtrohet vetëm procedurës së vlerësimit të kushtetutshmërisë nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Vendimi i Gjykatës Themelore ishte konfirmuar edhe nga Gjykata e Apelit dhe ajo Supreme.

Parashtruesi i kërkesës para Gjykatës Kushtetuese pretendoi se, duke mos vlerësuar ligjshmërinë e dekretit të kontestuar, gjykatat e rregullta kishin shkelur të drejtat dhe liritë e tij themelore të garantuara me nenet: 7 [Vlerat], 65 [Kompetencat e Kuvendit], 84 [Kompetencat e Presidentit], 24 [Barazia para Ligjit], 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm], 32 [E Drejta për Mjete Juridike], 45 [Të Drejtat Zgjedhore dhe të Pjesëmarrjes], 54 [Mbrojtja Gjyqësore e të Drejtave] dhe 55 [Kufizimi i të Drejtave dhe Lirive Themelore] të Kushtetutës. Kjo sepse, mes tjerash, parashtruesit të kërkesës i ishte mohuar e drejta për të përdorur mjetet juridike efektive në gjykatat e rregullta për të mbrojtur të drejtat e tij subjektive.

Në adresimin e pretendimeve të parashtruesit të kërkesës, Gjykata fillimisht vlerësoi se thelbi i pretendimeve të parashtruesit të kërkesës ndërlidhej me të drejtën për “qasje në drejtësi”, si pjesë përbërëse e një gjykimi të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Në këtë kontekst, Gjykata fillimisht shtjelloi (i) parimet e përgjithshme të praktikës së saj gjyqësore dhe asaj të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, përkitazi me parimin e “qasjes në drejtësi”; (ii) juridiksionin e gjyqësorit rregullt dhe të saj, në trajtimin e akteve konkrete individuale në kuptim të nenit 113 [Juridiksioni dhe Palët e Autorizuara] të Kushtetutës, me ç’rast, ndër tjerash, theksoi se ekziston një pozicion i qartë sa i përket funksioneve të gjyqësorit të rregullt dhe atij kushtetues, duke rikujtuar se i pari kujdeset për ruajtjen e supremacisë juridike të ligjit, përkatësisht të përputhshmërisë së akteve nënligjore me ligjin, ndërsa i dyti, përkatësisht Gjykata Kushtetuese, kujdeset për ruajtjen e supremacisë juridike të Kushtetutës nëpërmjet kontrollit të kushtetutshmërisë së ligjeve dhe akteve tjera me Kushtetutën; dhe (iii) natyrën/karakterin e akteve juridike, me theks të posaçëm të dekreteve presidenciale me karakter individual përmes të cilëve mund të afektohen të drejtat dhe liritë e individëve të caktuar, rrethana këto në të cilat, bazuar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës, legjislacionin e aplikueshëm por edhe praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe atë të shumicës së shteteve anëtarë të Forumit të Komisionit të Venecias, palët e afektuara kanë të drejtë të përdorin mjetet juridike në gjykatat e rregullta, përveç kur një mundësi e tillë kufizohet specifikisht me ligj dhe një kufizim i tillë është i justifikueshëm.

Gjykata, duke aplikuar këto parime në rrethanat e rastit konkret, konstatoi se dekreti i kontestuar i Presidentes për lirimin nga pozita të parashtruesit të kërkesës, ngërthente të “drejta civile” të parashtruesit të kërkesës dhe “kontest” apo “mosmarrëveshje” në kuptim të së drejtës për gjykimit të drejtë dhe të paanshëm të garantuar me nenin 31 të Kushtetutës dhe me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, dhe për pasojë, dhe edhe duke u bazuar në dispozitat Kushtetuese dhe legjislacionin e aplikueshëm, i takon grupit të dekreteve të karakterit individual të cilat mund të kontestohen në gjykatat e rregullta. Rrjedhimisht, Gjykata konstatoi se hedhja poshtë e padisë së parashtruesit të kërkesës si e palejuar, i kishte pamundësuar atij të drejtën për “qasje në drejtësi” në cenim të të drejtave të garantuara me nenin 31 të Kushtetutës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Për pasojë dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konkludoi se, Aktgjykimi [ARJ.nr.84/2021] i Gjykatës Supreme, i 22 shtatorit 2021, Aktvendimi [AA.nr.612/2021] i Gjykatës së Apelit, i 13 korrikut 2021, dhe Aktvendimi [A.nr.1297/2021] i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i 1 qershorit 2021, nuk janë në përputhshmëri me nenin 31 [E Drejta për Gjykim të Drejtë dhe të Paanshëm] të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 (E drejta për një proces të rregullt) të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. /InLajmi/

Tags: Avni KastratiGjykata Kushtetuese e KosovësVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Fajon: Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në krye të listës së prioriteteve të BE

Postimi tjetër

Pas lëndimeve që mori nga sulmi i qenve të tij, vdes futbollisti i njohur botëror

Të ngjajshme Postime

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë
KRYESORE

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje
KRYESORE

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet
KRYESORE

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?
KRYESORE

VV replika me Ramën, ngre disa pyetje: A e ke mbështetur themelimin e Speciales?

16 October 2025
“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim
KRYESORE

“Në mbrojtje të lirisë” – protesta gjithëkombëtare nis nesër në Tiranë, shoqatat e dala nga lufta aktive në organizim

16 October 2025
Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri
KRYESORE

Policia deklaron se FSK-ja është futur gabimisht në veri

16 October 2025
Postimi tjetër
Pas lëndimeve që mori nga sulmi i qenve të tij, vdes futbollisti i njohur botëror

Pas lëndimeve që mori nga sulmi i qenve të tij, vdes futbollisti i njohur botëror

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu