• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 21 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Enciklopedi Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 13 janar ndër vite?!

V E nga V E
13 January 2023
në Kalendari historik
0 0
0
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
0
SHPERNDARJE
29
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

13 janari është dita e 13 e vitit, deri në fund të tij janë edhe 352 ditë.

Ngjarje
27 p.e.s. – Në Romë mori fund Republika Romake.

532 – Shpërthen revolta në Konstandinopojë, trazira më e dhunshme në historinë e kryeqytetit të Perandorisë Bizantine; gati gjysma e qytetit u dogj a shkatërrua dhe dhjetëra mijëra njerëz u vranë; gjithe kjo ishte pasojë e zemërimit të tifozëve të garave sportive me karroca (trazira të ngjashme me ato të huliganizmit të tifozëve të futbollit në kohët moderne). Në atë periudhë, perandori Justinian ndodhej mes negociatave për paqe me persianët, dhe tani atij i duhej të përballej me një krizë të brendshme nga tifozë. Më 13 janar, turmat vërshuan në hipodrom për të ndjekur garën me karroca, sporti më popullor në atë kohë. Perandori dhe oborrtarët kishin zënë vend në tribunë për të ndjekur garën. Ndërkohë, njerëz nga turma filluan të lëshonin fyerje ndaj Justinianit, dhe më pas vërshuan drejt tribunës; rojet perandorake u përgjigjën; zemërimi u shtua; trazirat u përhapën në mbare qytetin; trupat e udhëhequra nga gjeneral Belisarius, kundër-vepruan; si përfundim, rreth 30 mijë protestuesi u vranë. Pas kësaj, Justiniani rindërtoi Kostandinopojën dhe kadedralen Hagia Sofia thuajse të shkatërruar plotësisht. Kjo, gjithashtu, i dha atij dorë të lirë për të vendosur sundim të hekurt, dhe për të ndjekur ëndrrën e tij për një Perandorisë Romake të bashkuar.

1129 – Në Koncilin e Troyes u njoh pavarësia e Urdhrit të tempullarëve.
1822 – Greqia shpall pavarësinë.

1842 – Një mjek i ushtrisë britanike mbërrin në bazën ushtarake britanike në Xhalalabad, Afganistan; ai ishte mbijetuesi i vetëm i një force anglo – indiane prej 16 mijë trupash që u masakruan gjatë tërheqjes nga Kabuli.

1893 – Themelohet Partia Laboriste britanike; fillimisht, objektivi i saj kryesor?: “kolektivizimi i pronës, i mjeteve të prodhimit, i shpërndarjes dhe shkëmbimit”.

1822 – Pamja i flamurit grek miratohet nga Asamblea e parë Kombëtare në Epidaurus, pasi Greqia shpalli pavarësinë nga Perandoria Osmane në vitin 1821. Ky version i flamurit kishte një kryq diagonal në qoshe në vend të një katrori që përdoret tani; 9 vijat e flamurit thuhet se përfaqësojnë numrin e rrokjeve në frazën greke “Eleutheria H Thanatos” “Liri a vdekje!”, thirrje në betejë gjatë revoltës kundër pushtimit osman. Ngjyrat blu dhe të bardhë kanë shumë interpretime; ngjyrat e qiellit dhe detit (kombinuar me retë e bardha dhe valët); disa thonë se ato përfaqësojnë ngjyrat e veshjeve të banorëve grekë në ishuj e kontinent. Flamuri i tanishëm u miratua zyrtarisht nga Greqia më 22 dhjetor 1978.

1898 – Artikulli i shkrimtarit francez Emile Zola, J’accuse, ekspozon mashtrimet, prapaskenat dhe komplotin lidhur me çështjen Dreyfus (officer francez dënuar gabimisht me burgim të përjetshëm për tradhti); Artikulli i Zolas, përfundimisht, çoi në pafajësinë dhe lirimin e Dreyfus nga burgu.

1937 – Shpallet i paligjshëm shërbimi i një amerikani në Luftën Civile të Spanjës. Por ligji nuk i shkurajoi ata që ishin të vendosur të shkonin; madje amerikanët formuan brigadën e tyre Abraham Linkoln, e përbërë me vullnetarë nga Shtetet e Bashkuara që shërbyen në Luftën Civile të Spanjës si ushtarë, teknikë, personel mjekësor dhe aviatorë për forcat republikane kundër Frankos dhe nacionalistëve spanjollë. Nga përafërsisht 2.800 vullnetarë amerikanë, rreth 800 u vranë në veprim apo vdiqën nga plagët ose sëmundje.

1941 – Vdes në Zyrih të Zvicrës, James Joyce (58 vjeç) – cilësuar si shkrimtari më i madh i Irlandës; romani modernist i tij, Ulisses (1922) rendidet mes veprave më të mëdha të letërsisë botërore. Joyce e ndan “Uliksin” në 18 kapituj apo “episode”. Kritikët thonë se në lexim të parë libri mund të duket pa-strukturë dhe kaotik. Në një rast, Xhoisi ka thënë: “në liber kam vënë aq shumë enigma e gjë-a-gjëza sa që studiuesve e profesorëve do t’u duhet të grinden për shekuj rreth asaj që kam dashur të them”.

1942 – Henry Ford merr regjistron patentën për një automobil plastik, 30% më i lehtë se një makinë e rregullt. Plastika e prodhuar nga soja, ishte një përpjekje e Fordit për të integruar industrinë me bujqësinë, për të kursyer karburantin, dhe për të lehtësuar gjendjen nga mungesa e metaleve që tashmë i nevojiteshin industrisë së armatimeve ndërsa Amerika kishte hyrë në Luftën e Dytë Botërore.

1953 – Marshal Josip Broz Tito zgjidhet president i Jugosllavisë. Josip, lindur më 1892, ishte fëmija i shtatë nga prindër, i ati kroat, e ëma sllovene. Gjatë luftës së Parë Botërore (1914 – 1918), Tito shërbeu në ushtrinë austro-hungareze, edhe u gradua. Ai u plagos rëndë në këtë luftë dhe u kap rob nga trupat cariste ruse; u dërgua në një kamp pune në malet Urale, ku ra në kontakt me komunistët rusë; mori pjesë në Revolucionin e Tetorit; u bë anëtar i Gardës së Kuqe. Pas kthimit në Kroaci, ai e gjeti veten në Mbretërinë e re të Jugosllavisë, ku u bashkua me Partinë Komuniste. Tito ishte arkitekti kryesor i Jugosllavisë së dytë: Federatës Socialiste. Nga viti 1943 deri në vdekjen e tij në vitin 1980, ai mbajti gradën e Marshallit të Jugosllavisë; shërbeu si komandant suprem i ushtrisë Jugosllave, dhe së fundi president. Me një reputacion shumë të favorshëm mes dy blloqeve të Luftës së Ftohtë (Lindje e Perëndim), Tito, sa ishte gjallë, mori dekorata nga 98 vende të huaja. Pas vdekjes së tij, në vitin 1980, mes republikave jugosllave u shfaqën tensione, duke filluar me demonstrata studentore në Kosovë më 1981; në vitin 1991 Jugosllavia u shpërbë, duke kaluar në një seri luftërash dhe trazirash që zgjatën deri në pjesën tjetër të mijëvjeçarit të tretë; ndikimi i të cilave vazhdon të ndikoj shumicën e ish-republikave jugosllave edhe sot e kësaj dite.

1953 – Një artikull në gazetën Pravda akuzon disa nga mjekët më të shquar, kryesisht hebrenj, në Bashkimin Sovjetik, se ishin përfshirë në komplot të gjerë për të helmuar anëtarë të udhëheqjes më të lartë politike dhe ushtarake sovjetike.

1960 – Qeveria e Tiranës lëshon një dekret sipas të cilit, çdo shtetas shqiptar mund të internohet pa proces gjyqsor, por thjesht me masë administrative. Në atë kohë, Shqipëria thuhet se kishte 14 kampe përqëndrimi, ku mbaheshin të burgosur politikë. Ndërkohë, marrëdhëniet shqiptare – sovjetike po keqësoheshin dita ditës. Shqipëria kishte gjetur një aleat të ri tek Kina komuniste; të dyja bashkoheshin në kundërshtimin e tyre ndaj politikave të Khrushovit për de-stalinizim.

1963 – Halili dhe Hajria vepër baleti shqiptar, u vu për herë të parë në skenën e baletit.
1963 – Kryetari i parë i shtetit Togo, Sylvanus Epiphanio Olympio vritet nga puçistët.

1967 – Gnassingbé Eyadéma bëhet president në Togo.

1980 – Në Karlsruhe themelohet partia e të gjelbërve gjerman (Die Grünen).
1986 – Filloi lufta qytetare në Jemen.
1991 – Në natën mes 12. dhe 13. janarit trupat ushtarake sovjetike pushtuan ndërtesën e radios dhe televizionit në Vilnius, Lituani. Gjatë këtij aksioni të dhunshëm kundër protestuesve të paarmatosur, u vranë 14 persona dhe u plagosën mbi 1000.
1994 – Cyprien Ntaryamira bëhet kryetari i ri i Burundit. (figura).
1995 – Tërmet në Kobe (Japoni).
2004 – Helmut Kohl fitoi çmimin “Internationaler Adalbertpreis”.

1990 – Douglas Wilder bëhet guvernatori i parë i zgjedhur Afrikan Amerikan, ndërsa merr detyrën në Richmond, Virginia.

2012 – Anija e pasagjerëve Costa Concordia mbytet pranë brigjeve të Italisë, duke shkaktuar 31 vdekje të konfirmuara dhe një të zhdukur, mes 4232 pasagjerëve dhe ekuipazhit.

Lindje

1927 – Luigj Gurakuqi, regjizor shqiptar
1954 – Trevor Rabin, kitarist afrikano-jugor (Yes)
1958 – Andrew Stanton, regjizor amerikan
1959 – James LoMenzo, bas kiatarist amerikan (Megadeth)
1977 – Orlando Bloom, aktor britanik

Vdekje

1941 – James Joyce, shkrimtar irlandez
1994 – Gjon Karma, aktor shqiptar
1998 – Muslim Mulliqi, piktor shqiptar
1999 – Shani Pallaska, aktor shqiptar

Tags: LindjeNgjarjeVdekje
Postimi i mëparshëm

E premtja e vranët në vende malore reshje bore

Postimi tjetër

2022-ta viti i 2-të që theu rekord si më i nxehti

Të ngjajshme Postime

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 20 prill ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 20 qershor ndër vite?

20 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 5 shtator ndër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 19 qershor ndër vite?

19 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 6 mars ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 18 qershor ndër vite?!

18 June 2025
Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur me 17 qershor ndër vite?

17 June 2025
Çfarë ka ndodhur më 28 janar ndër vite?
Kalendari historik

Çfarë ka ndodhur më 16 qershor ndër vite?

16 June 2025
Postimi tjetër
2022-ta viti i 2-të që theu rekord si më i nxehti

2022-ta viti i 2-të që theu rekord si më i nxehti

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur më 29 mars ndër vite?

Çfarë ka ndodhur me 21 qershor ndër vite?

21 June 2025
Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

Pulë me patate dhe lëng portokalli – Plot aromë dhe shije

21 June 2025
Moti në Kosovë, me diell

Mot kryesisht me diell, por pak më i freskët

21 June 2025
Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

Ja çfarë duhet të bëni për të mbajtur gjallë romancën në një lidhje të gjatë…

21 June 2025
Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

Si të shpenzoni më pak për blerje: Mënyra të zgjuara për të kursyer para

21 June 2025
Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

Vuçiq: Aleanca ushtarake Kosovë-Kroaci-Shqipëri na ka detyruar ta forcojmë ushtrinë

21 June 2025
Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

Syla: Absurde nëse KEK-u apo KEDS-i qëllimshëm e kanë provokuar masën për situatën me energjinë

21 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu