• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Friday, 19 December, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

Sa shpenzoi Osmani, Kurti dhe Konjufca gjatë udhëtimeve jashtë vendit?!

V E nga V E
13 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
Sa shpenzoi Osmani, Kurti dhe Konjufca gjatë udhëtimeve jashtë vendit?!
0
SHPERNDARJE
53
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Gati 30 vizita zyrtare nëpër shtete të botës ka realizuar Presidentja Vjosa Osmani gjatë vitit që lamë pas. Gazeta Express ka siguruar listën e shpenzimeve të Osmanit për këto udhëtime, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike. Por, nga Presidenca s’kanë treguar nëse Osmani ka marrë mëditje për këto udhëtime dhe shumën. Në deklarimin e pasurisë të dorëzuar në mars të vitit 2022, figuron se Osmani kishte marrë mbi 6.000 euro mëditje për udhëtime. Për dallim nga Osmani, Kryeministri Albin Kurti s’merr asnjëherë mëditje dhe vartësit e tij kujdesen që ta theksojnë këtë sa herë u jepet rasti.

Agjenda e Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, po del të ketë qenë goxha e ngarkuar gjatë vitit 2022. E para e Shtetit ka realizuar vizita nëpër 21 shtete të ndryshme të botës. Më së shpeshti udhëtoi për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç SHBA-së, Osmani realizoi vizita edhe në Turqi, Maltë, Katar, Panama, Kosta Rikë, Lituani, Tajlandë, Singapor, Slloveni, Republikën Çeke, Francë, Austri, Bullgari, Gjermani, Mal të Zi, Greqi, Maqedoni të Veriut, Belgjikë, Mbretëri të Bashkuar dhe Shqipëri.

Por, sa i kushtuan biletat e akomodimi për këto vizita?

Gazeta Express ka siguruar listën e shpenzimeve të Osmanit për këto udhëtime, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

Bazuar në të dhënat që Presidenca ia ka ofruar gazetës, biletat e Osmanit për këto udhëtime kushtuan gati 26.000 euro. Për të gjitha vizitat, Osmani ka udhëtuar me “Economy class”.

Më së shtrenjti ka paguar për biletë gjatë vizitës zyrtarë në SHBA, më shtator. Osmani qëndroi atje nga 20 shtatori deri më 28 shtator dhe për biletë pagoi 2.716 euro. Kaq shtrenjtë i kushtoi bileta edhe gjatë vizitës tjetër në SHBA, në muajin korrik.

Atje qëndroi nga 25 korriku deri më 29 korrik dhe pagoi për biletë 2.707 euro.

Shtrenjtë i kushtoi edhe bileta për vizitën e saj në Tajlandë, nga 24 deri më 25 qershor. Për këtë udhëtim, Osmani pagoi biletë në vlerë 2. 483 euro. Bileta i kushtoi shtrenjtë edhe për vizitën në Singapor, ku pagoi 2.112 euro.

Sipas të dhënave të Presidencës, akomodimi gjatë këtyre vizitave, Osmanit i ka kushtuar mbi 11.000 euro.

Edhe akomodimi, më së shtrenjti i ka kushtuar gjatë vizitave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për vizitën që kishte realizuar në shtator, ku kishte qëndruar nga 20 shtatori deri më 28 shtator, ajo kishte paguar 3.600 euro për akomodim.

This image has an empty alt attribute; its file name is Lista-VJOSA3-954x600.png

Për vizitën e korrikut, kishte paguar 1. 883 euro.

Ndërkohë, akomodimi gjatë vizitës në Francë i kishte kushtuar 1.094 euro.

Në disa prej këtyre vizitave, siç janë ajo në Maltë, Katar e Bullgari, shpenzimet për bileta e akomodim janë zero.

Gazeta Express ka kërkuar nga Presidenca edhe shumën e mëditjeve që ka marrë Osmani për këto udhëtime, por në dokumentin e dërguar s’figurojnë. Gazeta ka pyetur sërish Presidencën për punën e mëditjeve, por s’ka marrë përgjigje.

Vitin e kaluar, Osmani në Agjencinë Kundër Korrupsionit, kishte deklaruar se kishte marrë mëditje për udhëtime në vlerë 6.223 euro.

Për dallim prej Osmanit, Kryeministri Albin Kurti s’merr mëditje asnjëherë dhe vartësit e tij kujdesen që ta theksojnë këtë sa herë u jepet rasti.

“Kryeministri Kurti nuk merr mëditje. Sipas ligjit edhe mund t’i takojnë, por ai me vullnet dhe dëshirë nuk pranon mëditje për udhëtimet jashtë vendit. Nuk ka marrë mëditje në asnjë udhëtim që prej kur është zgjedhur për herë të parë Kryeministër, ashtu po vepron edhe tani”, kishte thënë zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, në një postim në Facebook.

Sa shpenzuan Kurti e Konjufca për vizita gjatë vitit 2022?

Gazeta Express ka siguruar edhe listën e shpenzimeve të kryeministrit Albin Kurti dhe Kryeparlamentarit Glauk Konjufca, përmes kërkesës për qasje në dokumente publike.

Kryeministri Albin Kurti kishte realizuar udhëtime zyrtare në 15 shtete vjet.

Për akomodim gjatë këtyre udhëtimeve, Kurti kishte shpenzuar gati 12.000 euro. Më së shtrenjti kishte paguar për akomodim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, gjatë vizitës që kishte zhvilluar në muajin maj.

Atje kishte qëndruar për mbi 2 javë dhe kishte paguar për akomodim 4.853 euro.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Kurti kishte zhvilluar udhëtim zyrtar edhe 2 herë të tjera. Gjatë vizitës në Ëashington DC, kishte paguar për akomodim 1.302 euro, derisa për vizitën tjetër nuk figuron ndonjë shpenzim i bërë për këtë qëllim.

This image has an empty alt attribute; its file name is Shpenzimet-e-Kurtit-1000x585.png

Për të fluturuar drejt këtyre shteteve, sipas dokumenteve të ofruara nga ZKM-ja, Kurti ka shpenzuar mbi 19.000 euro. Ashtu sikurse akomodimi, edhe biletat i kanë kushtuar më së shtrenjti për fluturimet drejt SHBA-së.

Për vizitën e majit, Kurti kishte paguar 4.279 euro për bileta. Bileta më shtrenjtë se të tjerat, i ka kushtuar edhe për fluturimin drejt Japonisë, saktësisht 1.523 euro.

Bileta i kishte kushtuar më së liri për një udhëtim që kishte zhvilluar në Norvegji, ku kishte paguar 124 euro.

Tek shpenzime tjera/taksa, figurojnë 284 euro. Shpenzime për mëditje dhe dreka e darka s’ka, meqenëse siç thotë Zyra e Kryeministrit, Kurti s’merr asnjëherë mëditje dhe deri tash s’ka pasur shpenzime për dreka e darka.

“Kryeministri Kurti nuk merr asnjëherë mëditje dhe deri më tani nuk ka pasur shpenzime për dreka apo darka zyrtare gjatë udhëtimeve jashtë vendit”, thuhet në fund të dokumentit.

Përveç për Kurtin, Gazeta Express ka siguruar edhe shpenzimet e Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Konjufca kishte vizituar vetëm katër shtete gjatë vitit 2022. Asnjë prej vizitave të tij s’kishte qenë më e gjatë se 2 ditë.

Shtetet në të cilat ka realizuar udhëtime zyrtare janë Austria, Greqia, Shqipëria dhe Holanda. Për udhëtime drejt këtyre shteteve, Konjufca kishte paguar 1.947 euro për bileta.

Akomodimi gjatë vizitave në Holandë, Greqi e Austri, të parit të Kuvendit i ka kushtuar 723 euro.

Sipas të dhënave që ka siguruar Gazeta Express nga Kuvendi i Kosovës, Konjufca kishte shpenzuar 574 euro gjatë udhëtimeve në Austri, Greqi dhe Shqipëri.

124 euro figurojnë si shpenzime të tjera. Në total, për mëditje, akomodim dhe shpenzime tjera gjatë udhëtimeve zyrtare, Kryeparlamentari kishte shpenzuar 1.425 euro.

Nga Kuvendi kanë deklaruar se Konjufca ka shpenzuar edhe 160 euro për telefon, gjatë muajit janar dhe shkurt.

Ndërkohë, shpenzimet për derivate janë llogaritur për gjithë kabinetin dhe sillen rreth 3.200 euro.

Aty figuron se janë blerë 3.748 litra, me çmim “sipas tregut të bursës në kohë reale”.

Tags: Albin KurtiGlauk KonjuvcaVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Çfarë thotë Luizi për Kiaren nëse largohet nga BBVA?!

Postimi tjetër

Portieri nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski, do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt

Të ngjajshme Postime

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat
KRYESORE

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara
KRYESORE

Bedri Hamza: Tani është koha për bashkim, PDK është zgjidhja për ta çuar Kosovën përpara

17 December 2025
Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë
KRYESORE

Kurti polemizon me gazetaren serbe: S’ka kryeministër të Republikës së Kosovës që ka folur serbisht më shumë se unë

17 December 2025
Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë
KRYESORE

Presidentja Osmani takoi Kallas: Pas njoftimit për heqje të pjesshme të masave, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së tyre të plotë

17 December 2025
Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!
KRYESORE

Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!

17 December 2025
Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë
KRYESORE

Osmani: Anëtarësimi në BE është fat i Kosovës, kemi punuar shumë

17 December 2025
Postimi tjetër
Portieri nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski, do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt

Portieri nga Maqedonia e Veriut, Marko Jovanovski, do të jetë pjesë e skuadrës së Ferizajt

Lajmet e fundit

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

Sasa shpërthen në lot: Kam harruar kur kam qenë e lumtur, gjithkund vështirësi

19 December 2025
Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

Skena të paimagjinueshme në Bruksel – qytetarët mbledhin patatet pas protestave të fermerëve

19 December 2025
Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

Gjykata rrëzon aktakuzën ndaj Faton Klinakut për kanosjen e Kurtit, procedura vazhdon vetëm ndaj Nuredin Selmanit

19 December 2025
Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

Nëse doni të keni bel të hollë, hiqni dorë nga ky zakon në mbrëmje

19 December 2025
Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

Qendra Kennedy e ndryshon emrin në Qendra Trump-Kennedy

18 December 2025
Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

Uran Ismaili: Bedri Hamza është politikan i dëshmuar, çfarë ka premtuar e ka realizuar

18 December 2025
Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

Haliti: Gabimet e rënda të Kurtit do duhej të trajtoheshin nga gjykatat

18 December 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu