Në magjistralen Prishtinë-Podujevë këtë të enjte ka ndodhur një aksident rrugor ku si pasojë e këtij aksidenti ka pësuar lëndime një person, përcjell InLajmi
Rastin për gazetën InLajmi e ka konfirmuar zëdhënsja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Zëdhënësja tha se aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti transportues dhe një veture.
Më tej Ahmeti tregoi se si pasojë e aksidentit një person ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor. /InLajmi/