Shërbimi Klinik Universitar i Kosovës, njoftoi të enjten se ka liruar nga detyra drejtorin e Klinikës së Kardiokirurgjisë, dr. Rifat Brahimaj, shkruan InLajmi.
Pas lirimit nga detyra e ushtruesit të drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë ka reaguar dr. Rifat Brahimaj, ndërsa në një prononcim për gazetën InLajmi tha se shkarkimi i tij është i padrejtë dhe tendencioz.
“Nuk do të doja një herë të deklarohem, por e them se normal që është vendim i shkarkimit tim është i padrejtë e tendencioz dhe kjo as që diskutohet ”, tha dr. Brahimaj për Gazetën InLajmi.
Ndërkohë Brahimaj ka thënë se për veprime të tjera do të mësoni shumë shpejtë.
Ndryshe, SHSKUK njoftoi të enjten se pas analizimit të situatës së fundit në Klinikën e Kardiokirugjisë, ka liruar nga detyra dr. Rifat Brahimajn.
Në vendin e tij bëhet e ditur se është caktuar Shpejtim Shurdhiqi.

Lirimi nga detyra i Brahimajt vjen disa ditë pasi një operacion i rrallë i kryer në Kardiokirurgji mori vëmendje të madhe. Kushtrim Shala, kirurgu i cili e kreu operimin, e shpërndau atë në rrjete sociale si të suksesshëm, megjithatë pacienti vdiq më pas. /InLajmi/