Pronari i “Tesla” dhe “Twitter” Elon Musk hyri në Librin e Rekordeve Guinness si humbësi më i madh në histori, pasi vitin e kaluar, sipas Forbes, pasuria e tij u ul me 182.000.000 dollarë.
Në deklaratën e Guinness thuhet se “shuma e saktë e humbjes së Musk është thuajse e pamundur të përcaktohet”, pasi disa media vlerësojnë se ai humbi më shumë se 200 .000.000 dollarë në vitin 2022, por është e pamohueshme se ai ka thyer rekordin e mëparshëm, raporton Klix.
Bëhet fjalë për humbjen prej 58. 600.000 dollarë në vitin 2000 nga investitori japonez Masayoshi Son, transmeton Euronews.al
Rënia e pasurisë së Musk është kryesisht rezultat i një rënie të madhe të vlerës së aksioneve të “Tesla”, të cilat humbën rreth 65% të vlerës së tyre gjatë vitit më të keq në historinë e kompanisë.

















