Të mërkurën këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet ishte për vizitë zyrtare në Kosovë, përcjell InLajmi.
Për këtë vizitë foli edhe ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier i cili tha se partneriteti me Kosovën është i fuqishëm.
Hovenier shtoi se këtu, këshilltari Chollet u takua me një shumëllojshmëri të gjerë liderësh, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile dhe gazetarëve.
Postimi i plotë i tij:
Kënaqësi të mirëprisja Derek Chollet dje në Kosovë. Partneriteti ynë me Kosovën është i fortë. Ndërsa ishte këtu, këshilltari Chollet u angazhua me një shumëllojshmëri të gjerë liderësh, përfaqësues të qeverisë dhe shoqërisë civile dhe gazetarëve. /InLajmi/