• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Saturday, 24 January, 2026
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina KRYESORE

A kanë të drejtë ish-policët në veri të aplikojnë në konkursin e ri, flasin nga qeveria

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
12 January 2023
në KRYESORE
0 0
0
A kanë të drejtë ish-policët në veri të aplikojnë në konkursin e ri, flasin nga qeveria
0
SHPERNDARJE
52
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Qeveria e Kosovës tha se nuk synon të përjashtojë asnjë serb që dëshiron të aplikojë për në Policinë e Kosovës, e që i plotëson kriteret e parapara.

Në fillim të janarit, Policia e Kosovës hapi konkurs për pranimin e zyrtarëve të rinj nga komunitetet joshumicë për të mbushur vendet bosh që janë në Drejtorinë Rajonale Mitrovicë Veri.

Por, në konkurs një prej kritereve është që kandidatët të mos jenë mbi 30 vjeç.

“Thirrja është e hapur për të gjithë ata që përmbushin kriteret. Në parim, ne nuk duam të përjashtojmë askënd dhe ne nuk synojmë që të zëvendësojmë serbët me shqiptarët sepse ne duam që serbët të përfaqësohen në institucionet tona multietnike”, tha Qeveria e Kosovës.

Pjesëtarë të komunitetit serb në veri duke zhveshur uniformat pasi dhanë dorëheqje nga Policia e Kosovës në nëntor të vitit 2022.

Autoritetet hapën konkursin pasi rreth 550 pjesëtarë të komunitetit serb u larguan nga Policia e Kosovës në katër komunat në veri të shtetit nëntorin e vitit 2022.

Ata ishin në mesin e punëtorëve të sistemit të drejtësisë, institucioneve lokale dhe qendrore dhe të tjera, që u dorëhoqën në shenjë pakënaqësie me një vendim të Qeverisë së Kosovës, që kërkonte nga serbët të riregjistronin makinat me targa e Kosovës, dhe të largonin ato të lëshuara nga Serbia.

Qeveria tha se ky konkurs është mundësi e mirë për të gjithë ata persona që në të kaluarën nuk kanë mundur të punojnë në institucionet publike të Kosovës.

Megjithatë, nga ekzekutivi nuk kanë treguar nëse ish-policët kanë të drejtë të aplikojnë në konkursin aktual.

“Ne u bëjmë ftesë të gjithë serbëve që janë të interesuar dhe që plotësojnë kriteret, të aplikojnë për këto vende të hapura pune, veçanërisht ata që në të kaluarën nuk kanë pasur mundësi që të punojnë në sektorin publik për shkak të Listës Serbe, e cila shpesh kushtëzonte punësimin me anëtarësim në këtë parti”, tha Qeveria për Evropa e Lirë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, u bëri thirrje serbëve që të aplikonin për vende pune në institucionet e Kosovës, pasi argumentoi se “zbrazëtirën” që është krijuar në institucionet në veri, nuk duan ta mbushin me shqiptarë.

Edhe misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit EULEX u ka kërkuar serbëve që të kthehen në institucionet e Kosovës, pasi ky mision tha se nuk mund ta mbushë vakumin e krijuar nga dorëheqjet e policëve serbë në katër komunat në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe.

Tags: Policia e KosovësQeveria e KosovësVeriu i Kosovës
Postimi i mëparshëm

Musliu: Albin Kurti nuk ua ofron as shërbimin obligativ mërgimtarëve por tallet me ta

Postimi tjetër

Pas publikimit të raportit 'Human Rights Watch', reagon LDK

Të ngjajshme Postime

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi
KRYESORE

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes
KRYESORE

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
Uji nuk rekomandohet për pije në rajonet kryesore të Kosovës
KRYESORE

Uji nuk rekomandohet për pije në rajonet kryesore të Kosovës

20 January 2026
KQZ: Për 12 – 14 ditë mund të rinumërohen të gjitha votat, është shtuar numri i ekipeve të numërimit
KRYESORE

KQZ: Për 12 – 14 ditë mund të rinumërohen të gjitha votat, është shtuar numri i ekipeve të numërimit

19 January 2026
Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror
KRYESORE

Kurti udhëton për në Davos, merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

19 January 2026
Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve
KRYESORE

Paralajmërimi i Kryeprokurorit: Së shpejti aktakuzë për vrasjen e Jasharëve

15 January 2026
Postimi tjetër
Pas publikimit të raportit ‘Human Rights Watch’, reagon LDK

Pas publikimit të raportit 'Human Rights Watch', reagon LDK

Lajmet e fundit

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

Vdes gazetarja kosovare Qefsere Nishevci

20 January 2026
Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

Hoteli i parë në Hënë – rezervo tani me 1 milion dollarë

20 January 2026
Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

Tërë ditën me reduktime: Rikthehen në funksion blloku B1 dhe B2

20 January 2026
Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

Haziri reagon në emër të partisë për padinë ndaj Janina Ymerit: I kanë shti punëtorët me i ba padi

20 January 2026
Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

Trump: Bordi i Paqes “mund” të zëvendësojë Kombet e Bashkuara

20 January 2026
Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

Rama pranon ftesën e Trump për Bordin e Paqes

20 January 2026
“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

“Frikohet të flejë pa makijazh”, Elijona e ashpër ndaj Benitës

20 January 2026
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu