Reality-show “Big Brother Kosova Vip” ka filluar tash e sa ditë transmetimin, ku pjesë e tij janë bërë personazhe të ndryshme publike, përcjell InLajmi.
Këto figura publike me banorët tjerë po ndajnë histori të ndryshme sa i përket aspektit të tyre personal dhe atij profesional.
Ndërsa këtë të martë 2 banorët, Ganja dhe Stresi pozuan para kamerave me bluzën me mbishkrimin ‘Liria Ka Emër”.
Artistja, Ganimete Abazi teksa pozoi tregoi se me krenari e ka veshur bluzën. /InLajmi/