Gjatë të martës Lëvizja Vetëvendosje publikoi një video ku foli për sukseset e kësaj partie gjatë 2 viteve qeverisje, përcjell InLajmi.
Për këtë video pati reagime të shumta nga opozita e së fundmi reagoi edhe Partia Social Demokrate me anë të një videoje.
Sipas kësaj partie për 2 vjet në Kosovë ka pasur skandale edhe keqqeverisje.
Tutje nga PSD-ja treguan se qeverisja e tanishme për 2 vitet nuk ka arritur që të sigurojë material për pasaporta dhe pati ikje masive të njerëzve. /InLajmi/