Lëvizja Vetëvendosje të martën publikoi një video ku foli për sukseset e qeverisjes Kurti përgjatë 2 viteve qeverisje, përcjell InLajmi.
Për këtë video reagoi ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i cili tha se është fazhizëm politik.
Deputeti i LDK-së tha se pikërisht në kohën kur duhet punuar në krijimin e unitetit politik për sfidat që presin Kosovën, Qeveria i ikë përgjegjësisë
Më tej Hoti shtoi se propaganda shpifëse dhe mashtrimi nuk po i kryejnë punë më Qeverisë Kurti, teksa shton se tanimë kanë prekur fundin.
Postimi i plotë i tij:
Sjellja e partisë në pushtet, me video montazhe plot shpifje, është fashizëm politik — urrejtje e tjetrit vetëm se i përket një grupi tjetër politik. Fundi i çdo lloj fashizmi dihet.
Në kohën kur duhet punuar në krijimin e unitetit politik për sfidat që na presin, këta duan t’i ikin përgjegjësisë. Në kohën kur delegacioni i lartë i partnerëve kryesorë të Kosovës zbarkon në Prishtinë, me të cilët duhet të ulen e të dakordohen të gjitha partitë politike, këta të pabesë nxisin urrejtje politike dhe pamundësojnë koordinimin e nevojshëm politik.
Propaganda shpifëse dhe mashtrimi nuk po kryjnë punë më. Fundin e keni prekur tashmë.
/InLajmi/