Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë e ka konfirmuar se Ministria e Punëve të Brendshme të Kosovës, ka kërkuar nga shteti gjerman që të lejojë qarkullimin e qytetarëve kosovarë me pasaporta të skaduara që kanë leje qëndrimi të Gjermanisë.
“Aktualisht Qeveria federale e Gjermanisë është duke e shqyrtuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës”, shkruan TV Dukagjini.
“Kërkesa e bërë nga ministri Sveçla kufizohet në lejimin e rihyrës në Gjermani të qytetarëve kosovarë që kanë leje qëndrimi dhe të foshnjave me shtetësi kosovare që kanë lindur në Gjermani dhe nuk kanë ende pasaportë të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës.