Lideri i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka pritur në takim kryetarin e Aleancës për Shqiptarë, njëherësh kryetar i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, përcjell InLajmi.
Krasniqi tha se gjatë takimit me kryetarin Taravari biseduan për gjendjen aktuale politike dhe zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.
Më tej Krasniqi tha se ata folën edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes 2 partive dhe 2 vendeve.
Postimi i plotë i tij:
Kisha kënaqësinë që, në vizitën e tij të parë zyrtare në Kosovë, ta takoj kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, mikun tim Arben Taravari, njëherit kryetar i Komunës së Gostivarit, të cilin e mirëprita në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës.
Në këtë takim diskutuam për gjendjen aktuale politike, zhvillimet në Kosovë dhe Maqedoni të Veriut, si dhe rolin e faktorit politik shqiptar atje.
Folëm edhe për planet dhe objektivat që mëtojmë t’i përmbushim përgjatë këtij viti, si dhe për thellimin e bashkëpunimit mes 2 partive dhe 2 vendeve. PDK mbetet përherë e përkushtuar në kultivimin e raporteve tona të mira vëllazërore. /InLajmi/