Analisti politik Ilir Mirena ka reaguar për raportimet ndaj skandalit të amabasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, përcjell InLajmi.
Mirena ka thënë edhe pse Berishajt i dalin çdo ditë skandalet në media, Kurti nuk ka guxim ta shkarkojë pasi sipas tij, Berisha “e ka në grusht Albin Kurtin”.
Ai shtoi se Kurti, jo që nuk do ta shkarkoj Berishajn, por edhe po ia bën avokatin.
Postimi i plotë i tij:
Po get qe Martin Berishaj e ka ne grusht Albin Kurtin. Berishajt çdo dite po i dalin skandalet neper media sllovene, e keta s’guxojne me e shkarku.
Jo me e shkarku, po edhe tuj ja ba avokatin.
Te rejat e fundit nga mediat sllovene hedhin dyshime qe 14 milione te GEN’it qenkan perdore per me financu fushaten politike te Albin Kurtit…
Me poshte e keni linkun i gazetes sllovene, nese dyshoni qe mediat ne Kosove po trillojne kunder kryeministrit… Pra, folni me sllovente…😊
Folllow the money (Ndiqni parate) e ka titullin ky hulumtim i gazetes sllovene. Eshte huazim nga historia e famshme e aferes Watergate, pas ciles u rrezua presidenti amerikan Richard Nixon. Kjo fjali ishte popullarizuar nga filmi i vitit 1976 “All the President’s Men”.
Fjalia rekomandon se korrupsioni politik mund të hulumtohet dhe nxirret ne publik vetem duke ndjekur rrugen e parave. Pra, ndiqni paret, patjeter te qojne te korrupcioni politik…/InLajmi/