Para disa ditësh NATO refuzoi kërkesën e Serbisë për vendosje të një mijë trupave në territorin e Republikës së Kosovës, përcjell InLajmi.
Për këtë reagoi eurodeputeti bullgar, Angel Dzhambaski, i cili ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të respektojë një gjë të tillë.
Politikani bullgar tutje tha se veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit.
Më tej ai shtoi se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor. /InLajmi/
#Kosovo is a sovereign state and #Serbia must respect that. Vucic’s chauvinism resembles #Putin‘s actions, but we must not allow an escalation of the conflict and the opening of a front in the #WesternBalkans. https://t.co/sMncKMc7W1
— Джамбазки (@djambazki) January 10, 2023