Shqipëria është përfshirë nga lëkundje tërmeti me magnitudë 4.1 të shkallës Rihter në orën 03:50 të mëngjesit.
Sipas EMSC, epiqendra e tërmetit ishte 14 kilometra në jugperëndim të Vlorës, ndërsa thellësia ishte 12 km.
Deri më tani nuk janë raportuar dëme nga lëkundjet me epiqendër në Orikum, shkruan Top Chanel.
Fatmirësisht, lëkundja ka qenë e lehtë dhe nuk bëhet fjalë për dëme apo të lënduar.