Kalifornia nën pushtetin e cikloneve, mbi 12 persona kanë humbur jetën.
Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom i ka kërkuar presidentit amerikan Joe Biden të bëjë një deklaratë emergjence për shkak të motit të keq që ka përfshirë Kaliforninë.
Bilanci i viktimave është rritur në 12 të cilët kanë humbur jetën për shkak të përmbytjeve të fuqishme dhe rrëshqitjeve të dheut. Parashikuesit e Shërbimit Kombëtar të Motit paralajmëruan se Kalifornia veriore dhe qendrore ende do të jenë në pushtetin e cikloneve.
2 fenomene të mbivendosura një rrjedhë e madhe ajrore me lagështi të dendur nga oqeani i quajtur një lumë atmosferik dhe një sistem i përhapur me presion të ulët me forcë uragani i njohur si një ciklon bombë – kanë shkaktuar përmbytje shkatërruese dhe reshje rekord bore gjatë javës së kaluar.
Më shumë se 424.000 kalifornianë ishin pa energji elektrike, mbi 2.900 të tjerë u evakuuan nga shtëpitë e tyre. Ndërkohë, në Sierra Nevada, bora jashtëzakonisht e madhe bllokoi mijëra njerëz ndërsa një pjesë e madhe e udhtëimeve u anuluan.
Një video në mediat sociale tregoi gjithashtu pemë të rrëzuara të cilat bllokuan rrugën dhe dëmtuan disa shtëpi në Sacramento. Reshjet dhe erërat e forta lanë qindra mijëra shtëpi dhe biznese pa energji elektrike në këtë shtet, ndërsa po përgatitet për një tjetër ciklon të fuqishëm.
Përmbytjet e fuqishme kanë përfshirë gjithashtu zonën e Gjirit të San Franciskos dhe në Oregonin jugor, ndërsa moti sipas meterologëve mund të përmirësohet në mesin e javës. Ekspertët parashikojnë se ndryshimet klimatike po rrisin shpeshtësinë dhe intensitetin e stuhive të shiut ndërsa në disa rajone po nxisin thatërisë ekstreme, transmeton Tv Klan.
Ndërkaq edhe disa pjesë të Indisë veriore po përjetojnë një valë të ftohtë. Mjegulla e dendur ka vonuar qindra fluturime dhe dhjetëra trena, duke shkaktuar kaos në aeroporte dhe stacione hekurudhore. Autoritetet në kryeqytetin Delhi u kanë kërkuar shkollave të zgjasin pushimet dimërore dhe të anulojnë mësimet. I ftohti pritet gjithashtu të shkaktojë probleme shëndetësore, veçanërisht në Neë Delhi, i cili gjithashtu po regjistron nivele të rënda ndotjeje gjatë muajve të dimrit.