Zemra po shqetëson gjithnjë e më shumë shqiptarët. Personat që vuajnë nga sëmundjet kardiovaskualare dekadën e fundit janë rritur me 30%.
Studimi është kryer nga Instituti i Shëndetit Publik dhe nuk përfshinë periudhën e pandemisë, kohë kur frika nga infektimi i mbajti qytetarët larg spitaleve, përcjell ABC News.
Në regjistrat e mjekëve të familjes në vitin 2018 personat me sëmundje ishemike të zemrës shkuan në 36.675 nga 28.218 që ishin para 8 vitesh. Të prekur nga zemra dhe të regjistruar në sistemin shëndetësor në vend sipas Institutit të Shëndetit Publik rezultojnë më shumë se 87. 700 persona.