Partia Demokratike e Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale ishte fituese në disa komuna, ku disa nga Kuvendet Komunale udhëhiqen nga gratë, përcjell InLajmi.
E këtë të hënë një takim me këto kryesuese e pati nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku.
Këtë takim Çitaku e cilësoi si takim shumë produktiv dhe e falënderoi Arbënesha Kuçin për mirëpritje.
Postimi i plotë i saj:
Takim shumë produktiv me Kryesueset e Kuvendeve Komunale dhe nënkryetareve të Komunave nga radhët e PDK-së.
Faleminderit Arbënesha Kuqi për mikpritjen
#PDK #50|50 /InLajmi/