Qytetarë të shumtë po vazhdojnë të bojkotojnë produktet e prodhuara në Serbi, si rrjedhojë edhe bizneset kanë filluar të importojnë më pak produkte të tilla.
Mirëpo, duke e parë bojkotin që po ju bëhet shumë produkteve të prodhuara në Serbi, thuhet se disa nga bizneset po manipulojnë me flamujt e origjinës së produkteve.
Produktet e prodhuara në shtetin serb, po i bojkoton edhe Burim Canaj nga Komuna e Prishtinës.
Ai ka thënë se të gjitha produktet janë lehtë të zëvendësueshme, andaj edhe u ka bërë thirrje edhe të tjerëve që t’i bojkotojnë ato.
Mirëpo, duke e parë bojkotin që po ju bëhet shumë produkteve të prodhuara në Serbi, kryetari i organizatës “Konsumatori” Selatin Kaçaniku ka thënë se disa biznese kanë filluar që të mashtrojnë konsumatorët, duke u ndërruar barkodin prodhimeve.
Mallra në vlerë prej 370.000.000 eurove janë importuar vetëm gjatë vitit 2022 nga Serbia në Kosovë, shkruan Gazeta10.
Mirëpo, krahasuar me vitet e tjera, gjatë vitit që lam pas, importi nga ky shtet shënoi rënie.