Deputetetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka reaguar sa i përket punës së qeverisë aktuale duke i quajtur dështime përpjekjet e tyre për qeverisje, përcjell InLajmi.
Bajrami ka filluar fjalët e saj duke i’u drejtuar qeverisë Kurti se kur do fillojnë të punojnur do fillojnë të punojnë pasiqë sipas saj tashmë janë duke hyrë në vitin e 3-të të qeverisjes pa asnjë rezultat por vetëm deshtime.
Deputetja ka folur edhe rreth deklaratave të ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut e cila tha se gjykata themelore po i inkurajon kriminelët dhe se qeveria nuk ka asnjë lidhje me këtë rast, sipas Bajramit qeveria nuk është ‘’zgjedh e merr’’, manipulimet vërehen.
Nuk mundesh me u lavdëru paradite për disa veprime të Policisë e pasdite kur flitet për dështimet e tyre me thënimet e tyre me thënë se Qeveria nuk është përgjegjëse, tha ajo.
Postimi i plotë i saj:

Kur po ia nisni me punu diçka?
Paradite Kryeministri jep statistika se sa persona ka arrestu Qeveria Kurti, ndërsa tani në “Debat Plus”, ku ministrja e Drejtësisë po përballet me fakte për dështime, po thotë se përgjegjësia është e Prokurorisë, gjykatave, Policisë, Inspektoratit etj etj…
Këta mendojnë që qeverisja është “zgjedh e merr”. Nuk mundesh me u lavdëru paradite për disa veprime të Policisë e pasdite kur flitet për dështime të tyre me thënë se Qeveria nuk është përgjegjëse është kompetencë e Policisë.
Po manipuloni amo mos mendoni se nuk vëreni. Po hyni në vitin e 3-të të qeverisjes dhe numëroni vetëm dështime.
I keni zhgënjyer edhe përkrahësit më të mëdhenj që kanë ardhur nga të 4 anët e botës dhe ju kanë votuar./InLajmi/